dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferencë me rastin e 25-vjetorit të Entit Shtetëror të Revizionit

29.11.2024

Më 27 nëntor 2024, Enti Shtetëror i Revizionit shënoi përvjetorin e saj të rëndësishëm – 25 vjet gardian i mjeteve publike. Me këtë rast, nën organizimin e ESHR-së dhe pjesërisht të mbështetur edhe nga EUROSAI, në Shkup u organizua konferencë me temë ‘’Shkëmbimi i përvojave në proceset e komunikimit të ISR-ve me palët e interesuara – mundësitë dhe sfidat’’, e cila  mlodhi përfaqësues ekspertë nga organizata ndërkombëtare të ndryshme, institucione supreme të revizionit dhe organizata profesionale.  

Në konferencë morën pjesë kryerevizorë të institucioneve supreme të revizionit, ekspertë nga fusha akademike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistë të medias. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer përvoja, ide dhe zgjidhje që synojnë përmirësimit të proceseve të komunikimit dhe metodologjive të punës në institucionet supreme të revizionit.

Gjatë ngjarjes u shqyrtuan sfidat kyçe dhe mundësitë në praktikën e revizionit. Diskutimi i parë ishte i fokusuar në transparencën dhe rëndësinë e komunikimit të qartë të gjetjeve të revizionit si bazë për ndërtimin e besimit dhe nxitjen e reagimeve në kohë.

Diskutimi i dytë iu kushtua zbatimit të mjeteve dhe teknologjisë inovative të komunikimit, të cilat përmirësojnë procesin e revizionit dhe rrisin transparencën.

Diskutimi i tretë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara për të përmirësuar cilësinë dhe besueshmërinë e proceseve të revizionit, me theks në ndërtimin e partneriteteve të forta dhe nxitjen e besimit ndërmjet institucioneve dhe publikut.

‘’Thelbësore është të ndërtojmë partneritete të forta dhe të nxisim besim me të gjitha palët e përfshira. Qëllimi ynë nuk është të garojmë, por të shkëmbejmë ide dhe praktika të mira për përmirësimin e revizionit dhe krijimin e institucioneve më efikase dhe transparente. Vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta mund të sigurojmë standarde të larta të profesionalizmit dhe zhvillim të vazhdueshëm të llogaridhënies publike’’ – theksoi Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski.

Kjo ngjarje ishte moment i rëndësishëm për ESHR-në, jo vetëm për të shënuar historinë e saj 25-vjeçare, por edhe për të shikuar në të ardhmen, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj parimeve të paanshmërisë, transparencës dhe zhvillimit të vazhdueshëm të proceseve të revizionit dhe llogaridhënies publike.

Enti Shtetëror i Revizionit do të vazhdojë të mbështesë dhe zbatojë inovacionet në punën e saj, me qëllim që të sigurojë standarde të larta të profesionalizmit dhe të forcojë besimin publik në institucionet dhe proceset e revizionit në Maqedoni.