Me datë 29 - 30 tetor 2024, së bashku me Kryerevizorin Shtetëror z. Acevski dhe delegacionin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga Prokurori publik z. Lupço Kocevski realizuam vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Revizionit dhe në Prokurorinë Kombëtare të Republikës së Polonisë.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i njohurive dhe praktikave të mira për rolin e ISR-së dhe Prokurorisë Publike gjatë veprimit me raportet e dorëzuara të revizionit dhe njohja me praktikat e mira në drejtim të përmirësimit të komunikimit dhe koordinimit ndërmjet revizorëve shtetëror dhe prokurorëve publikë. Kjo nismë ka për qëllim ti forcojë marrëdhëniet mes dy institucioneve, me çka përmisohet efikasiteti, besueshmëria e publikut dhe sundimin i së drejtës.
Delegacionet realizuan takim me z. Marian Banash, Kryetar i Zyrës Kombëtare të Revizionit të Polonisë dhe z. Jaçek Bileviç, Zëvendës Prokuror Publik në Prokurorinë Kombëtare të Republikës së Polonisë, ku u njoftuam me sistemin e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Prokurorisë Publike dhe Zyrës Kombëtare të Revizionit në Poloni si dhe për mënyrën e raportimit për vepërat penale dhe kompetencat e Zyrës Kombëtare të Revizionit në procedurën penale.
Vizita është organizuar me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci nëpërmjet projektit "Praktikoni Demokracinë" të financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.