dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Largimi i kuadrit me arsim të lartë u diskutua në Kuvend në Komisionin për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike

08.10.2024

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 4-tët të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike u shqyrtua dhe u diskutua Raporti Përfundimtar për revizionin e kryer të suksesit me temën “Efektiviteti i masave për parandalimin e largimit të kuadrit me arsimi të lartë dhe profesional’’.    

Në Komisionin për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, para kryetarit të komisionit, z. Bojan Stojanovski, ministres së Arsimit dhe Shkencës, prof. Dr. Vesna Janevska dhe para deputetëve anëtarë të komisionit elaboroi gjendjet kyçe të konstatuara në raportin përfundimtar të revizionit.     

Kryerevizori shtetëror, z. Acevski shprehu besimin se kjo praktikë e vendosur e shqyrtimit të raporteve përfundimtare të revizionit në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për veprim më efikas të institucioneve kompetente ndaj rekomandimeve të Entit Shtetëror të Revizionit.

Në raportin e publikuar përfundimtar të revizionit, në konkluzion është theksuar se me zbatimin e revizionit dhe metodologjinë e revizionit, dëshmitë e mbledhura të revizionit, është fituar bindja se aktivitetet e Qeverisë si bartës i politikave për menaxhimin me migracionin nuk janë efektive për uljen e largimit të kuadrit me arsimit të lartë nga vendi.   

Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike në fund të seancës së mbajtur për shqyrtimin e raporteve përfundimtare të revizionit, propozoi konkluzione që do të dorëzohen në Kuvend për miratim së bashku me Raportin e seancës së mbajtur.