dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror në takim pune me ministren e arsimit dhe shkencës

24.09.2024

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, realizoi takim pune me ministren e arsimit dhe shkencës, znj. Vesna Janevska.

Në takimin e mbajtur të punës, bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjet kyçe të konstatuara në raportet përfundimtare të revizionit që kanë të bëjnë me shpërnguljen e kuadrove me arsim të lartë dhe profesional nga shteti dhe për kushtet në të cilat funksionojnë konviktet studentore dhe zhvillimin e standardit studentor, në drejtim të zbatimit dhe veprimit sipas rekomandimeve të Entit Shtetëror të Revizionit.

Ministrja e arsimit dhe shkencës theksoi rëndësinë dhe rolin e Entit Shtetëror të Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit në vend, ku potencoi se revizioni shtetëror është instrumenti kyç për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të përdorimit të mjeteve publike në institucionet.