dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Sekretar i përgjithshëm


Александар Поповски

 

Adresa:
Enti Shtetëror i Revizionit
Rr. Pavell Shatev 2
Pallati "Emanuel Çuçkov"
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut

Telefoni:
+ 389 2 3211 262

E-mail:
[email protected]
 

Aleksandar Popovski

Duke filluar nga 01.03.2021, në pajtim me Ligjin për nëpunësit administrativ, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Entit Shtetëror të Revizionit nga ana e kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski.

 

Arsimimi:
I diplomuar në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë "Justiniani i Parë" në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, drejtimi e drejta publike ndërkombëtare, ku dhe magjistroi në 2006 me temë "Zbatimi i parimeve të së drejtës humanitare ndërkombëtare në procesin e miratimit të vendimeve nga ana e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për gjykimin e të akuzuarve për krimet e bëra në territorin e ish-RSFJ-së".

 

Përvoja profesionale:
Angazhimin profesional në sektorin publik e filloi në 2001 si këshilltar në Agjenci për çështjet me llogarit e bllokuar të pjesmarësve në qarkullimin pagesor, deri në 2003, kur kalon në Ministrin e Ekonomisë, ku në periudhën prej 2004 deri në 2010 ka udhëheq me sektorin për integrimet evropiane, ishte nëpunësi kryesor dhe përgjegjës për harmonizimin e kornizës ligjore me legjislacionin evropian në fushën e kompetencave të ministrisë, ndërsa nga 2010 ish caktuar për udhëheqjen e sektorit për çështje juridike.

Në tetor të 2012 kalon te vendi i punës udhëheqës i sektorit për çështjet juridike dhe të përgjithshme, furnizime publike dhe marrëdhënie me publikun në Entin Shtetëror të Revizionit, ku në periudhën prej qershorit 2015 deri shtator 2019 i ka krye punët e Sekretarit të Përgjithshëm.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare botërore, evropiane dhe rajonale nga fusha e integrimeve evropiane, tregut të brendshëm, reforma në mjedisin e biznesit, sistemit me njësportel dhe regjistrat publik, shoqatat tregtare, kontabilitet dhe revizion, të organizuar nga institucionet e sektorit publik.

19.12.2019