ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -
Shkup 02.12.2025
Komuna e Sarajit me pasuri të pa evidentuar, objektet infrastrukturore pa pranimin teknik dhe procedurë të kryer në mënyrë të paligjshme për dhënien me qira 25-vjeçare të objektit sportiv-rekreativ dhe pishinës në Saraj
Komuna e Sarajit përballet me dobësi në procesin e buxhetimit, evidentimin kontabël dhe vlerësimin e pasurisë, subvencionimin joadkuate të NP, procedura të zbatuara në mënyrë të paligjshme për dhënien me qira të “Objektit sportiv-rekreativ dhe pishinës në Saraj” për 25 vjet dhe parregullsi gjatë zbatimit të prokurimeve publike në lidhje me lëndën e prokurimit, aktivitete të kryera jashtë specifikimeve teknike dhe tejkalimin e pragjeve të vlerës
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Komunës së Sarajit, për vitin 2024.
Janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mosharmonizim të cilat ndikojnë në shprehjen e mendimit të pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe për pajtueshmërinë me regullativën ligjore të llogarive të buxhetit themelor 630 dhe 637.
Komuna nuk ka përgatitur dhe nuk ka dorëzuar te Këshilli Propozim-planin e programeve për zhvillim, ndërsa në buxhetin e miratuar nuk janë përfshirë programet për pastërti publike, ndriçim rrugor, mirëmbajtje të gjelbërimit, subvencionim të ndërmarrjeve publike, mbrojtje dhe shpëtim, si dhe barazi gjinore.
Gjithashtu nuk është përgatitur raport vjetor për përdorimin e mjeteve nga rezervat, dhe raportet financiare janë pa deklaratë për saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave të paraqitura në llogarinë vjetore, të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor me arsyetimet përkatëse.
Për shkak të mosdorëzimit të kërkesave për pagesë sipas llogaritjes në thesar (kontrata për cesion), janë evidentuar më pak të ardhura dhe shpenzime prej 16.992 mijë denarësh, përkatësisht 276.293 euro.
Nuk janë evidentuar kërkesat nga taksa komunale për përdorimin e hapësirës dhe vendosjen e vitrinave për ekspozimin e mallrave para hapësirive afariste, kompensimet për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe për rregullimin e tokës ndërtimore.
Në bazë të taksës së pronës dhe taksa komunale për firmë janë paraqitur më pak kërkesa në vlerë prej 24.765 mijë denarë, përkatësisht 402.683 euro nuk është përcaktuar struktura sipas moshës dhe vlerësimi i arkëtueshmërisë dhe nuk është kryer regjistrimi mjeteve dhe detyrimeve dhe harmonizimi i kontabilitetit me gjendjen faktike,
Për shkak të mos sigurimit të dokumentacionit për pranimin teknik, objektet infrastrukturore (rrjeti primar dhe sekondar i kanalizimeve, sistemet për largimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, për furnizimin me ujë, ndërtimi dhe rindërtimi i rrugëve dhe rrugicave lokale), me vlerë prej 128.992 mijë denarë, përkatësisht 2.097.431 euro dhe përkundër se përdoren, nuk janë vënë zyrtarisht në përdorim dhe udhëhiqen si investime në vazhdim pa llogaritur amortizimin.
Rezervuar në fshatin Kopanicë Tubacion shtytës në fshatin Rashçë
Pjesë e pronës së paluajtshme të komunës, nuk është vlerësuar dhe evidentuar kontabël, ndërsa investimet kapitale për vitin 2024, në vlerë prej 144.910 mijë denarë, përkatësisht 2.356.260 euro, nuk janë evidentuar si mjete materiale në përgatitje.
|
|
|
Në procedurat për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje nuk janë respektuar afatet e përcaktuara me ligj dhe nuk është përgatitur dhe dorëzuar raport te ministria përgjegjëse për përdorimin e mjeteve mbi këtë bazë.
Subvencione në vlerë prej 30.000 mijë denarë, përkatësisht 487.805 euro, janë paguar tek NKP ,,Saraj” dhe NP ,,Akcios”, pa miratuar program për subvencionim dhe pa paraqitur fatura dhe dokumentacione mbështetës për aktivitetet e kryera sipas planit operativ vjetor.
Komuna ka paguar 5.745 mijë denarë, gjegjësisht 93.415 euro, për angazhimin e personave me kontratë pune për punët administrative të rregullta, në mënyrë të vazhdueshme për periudhë më të gjatë se dy vjet, 1.080 mijë denarë, respektivisht 17.560 euro për shërbime avokatie, në bazë të marrëveshjeve të lidhur me tarifë paushall, që shmangët nga modeli tarifor i llogaritjes dhe 4.412 mijë denarë, respektivisht 71.740 euro për nxënës të rinj të talentuar, shoqata qytetare, fondacione, klube sportive, individë dhe institucione që kryejnë aktivitete me interes publik, pa kryer vlerësim dhe pa rregullore me kritere për shpërndarjen e mjeteve.
Pishina për not Saraj
Objekti sportiv-rekreativ dhe pishina në Saraj është dhënë me qira për një periudhë prej 25 vjetësh, pa zbatuar procedurën e parashikuar ligjërisht për qira afatgjatë, ku çdo kontratë për përdorimin/dhënien me qira të pronës së paluajtshme që tejkalon 10 vite konsiderohet procedurë për shpronësim të përhershëm ose qira afatgjatë dhe për të qenë ligjërisht e vlefshme dhënia e asaj prone, patjetër duhet të ndjek procedurë të veçantë, pëlqime dhe miratime shtesë.
Janë konstatuar dobësi edhe në prokurimet publike, që lidhen me përkufizimin joadekuat të lëndës, zgjerimin e fushës së kontratave, specifikimet teknike dhe tejkalimin e pragjeve të vlerës.
Në prokurimin për „Ndërtimin, rindërtimin dhe mbulimin me pllaka të rrugëve lokale’’ me vlerë prej 25.488 mijë denarësh me TVSH të përfshirë, në mënyrë joadekuate është përkufizuar lënda ,,ndërtim dhe rindërtim i rrugëve lokale’’, edhe pse aktivitetet reale të kryera kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe mbulimin me pllaka të rrugicave shërbyese lokale (sokakëve) në vendbanimet rurale pa vendosur sistem rrugor, dhe me aneks në kontratë është vendosur paragraf i ri ,,montimi i pllakave bekaton’’ që nuk është pjesë në specifikimin teknik bazë.
Rruga e fshatit Bukoviq Rruga e fshatit Lubin
|
|
|
Janë kryer aktivitete para lidhjes së kontratës për ‘Mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale’ me vlerë prej 4.720 mijë denarësh me TVSH të përfshirë, nuk janë specifikuar kërkesat dhe nevojat për kryerjen e shërbimit, nuk është caktuar një person që të ndjek punën e mekanizmit, me qëllim që pagesa të bëhet në bazë të raporteve të konfirmuara për punët e kryera.“
Komuna ka realizuar prokurime mbi pragun e vlerës me vlerë totale prej 27.214 euro, që përbën tejkalim prej 15.214 euro mbi limitin ligjor.
Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve nga institucionet përgjegjëse dhe personat përgjegjës.
Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]