dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Komuna e Likovës nuk ka siguruar arkëtim adekuat të të ardhurave vetanake (tatime, taksa dhe kompensime) dhe furnizimin me ujë për një pjesë të vendbanimeve nga sistemi i ujësjellësit me vlerë prej 265 milionë denarë

25.11.2025

 

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -

 

Shkup, 25.11.2025

Komuna e Likovës nuk ka siguruar arkëtim adekuat të të ardhurave vetanake (tatime, taksa dhe kompensime) dhe furnizimin me ujë për një pjesë të vendbanimeve nga sistemi i ujësjellësit me vlerë prej 265 milionë denarë

 

Komuna me numër më të madh të parregullsive gjatë udhëheqjes së librave afariste, administrimin e të ardhurave vetanake (tatime, taksa dhe kompensime), dhe nuk furnizon me ujë një pjesë të vendbanimeve nga sistemi i ujësjellësit me vlerë 265 milionë denarë, ndërsa ndërtimi i rrugëve po kryhet pa dokumentacionet adekuate të planifikimit dhe lejen përkatëse të ndërtimit

 

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Komunës së Likovës, për vitin 2024. 

Janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mosharmonizim në punën e komunës, dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur mendim i pafavorshëm për vërtetësin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimeve dhe politikave të vendosura për llogaritë e buxhetit themelor (630) dhe (637) dhe mendim i pafavorshëm për vërtetësin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 të llogarisë së të ardhurave të buxhetit të dotacioneve (930).

Komuna nuk ka siguruar respektim adekuat të dispozitave të Ligjit për kontabilitetin e buxheteve dhe përdoruesve të buxhetit për udhëheqjen e librave afarist. Detyrimi për përgatitjen e raporteve themelore financiare për çdo llogari nuk është zbatuar, domethënë është përgatitur një raport i konsoliduar financiar, ndërsa librat afarist nuk janë mbyllur në fund të vitit.

 

Me revizionin është konstatuar dhe mosharmonizimi i pozicioneve tek pasqyrat financiare mos vendosja e evidencës adekuate dhe trajtimi i mjeteve të përhershme, si dhe mos udhëheqjen e librës së pronës kapitale. 

Regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve gjithashtu nuk është kryer në mënyrë të paraparë në rregulloret ligjore dhe nënligjore.

Është konstatuar mosharmonizim ndërmjet evidentimit tatimor dhe kontabël, si dhe joevidentimi i kërkesave në shumë prej 12.500 mijë denarë, në bazë të tatimit të shitjes, trashëgimisë dhe dhuratës, kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore, kompensimit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe për dhënien me qira të hapësirave. 

Për një pjesë të kërkesave që vijnë nga vitet e kaluara dhe për të cilat ekziston një pasiguri e madhe për arkëtimin e tyre, nuk është kryer rivlerësim. Për kërkesat për tatim mbi pronën në shumën prej 73.186 mijë denarë, pas dërgimit të paralajmërimeve, nuk janë ndërmarrë masa për arkëtim të detyruar, as nuk llogaritet dhe arkëtohet kamata për shumën e taksës së pronës që nuk është paguar brenda afatit të parashikuar.

1

 

 

 

 

Kërkesa në bazë të tatimit pronës më 31.12. (vitet 2014-2024)

Komuna nuk ka krijuar regjistër të pronës së paluajtshme dhe nuk ka kryer rivlerësim të vlerës tregtare të pronës së paluajtshme. Si rezultat, 922 tatimpagues (18% nga numri i përgjithshëm i tatimpaguesve) paguajnë tatim të pronës prej më pak se 200 denarë, ndërsa nuk është kryer detyrimi për ata që kanë fituar pasuri shtesë ose të re në vitet e kaluara.

2

 

 

 

 

Komuna nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje, dmth, pa bazë i ka liruar nga pagesa e kompensimit, nuk ka marrë vendim për ndërprerjen e procedurës dhe nuk i ka dërguar kërkesat te ministria kompetente për lëshimin e lejes për konfirmimin e një objekti ndihmës në tokën bujqësore.

Në territorin e Komunës së Likovës, hapësira para objekti afarist në sipërfaqe publike përdoret pa leje për vendosjen e pajisjeve urbane dhe kryen veprimtari hoteliere jashtë objektit afarist. Nuk paguhet taksa komunale dhe nuk është kryer mbikëqyrje inspektuese mbi pajisjet urbane të vendosura.

Komuna nuk ka marrë vendim me të cilin rregullohet mirëmbajtja e pastërtisë publike në hapësirat publike dhe shuma e kompensimit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, për çka nuk realizohen të ardhura nga kjo bazë. Mbledhja dhe transportimi i mbeturinave komunale dhe mirëmbajtja e pastërtisë publike janë në kompetencë të NKP PISHA, themeluar në vitin 2023, pa marrëveshje të lidhur me komunën dhe pa të drejtë të transferuar për  ekonomizimin  me sistemin  e furnizimit me ujë. Në tre nga njëmbëdhjetë vendbanime ende nuk është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit dhe nuk janë realizuar lidhjet deri te përdoruesit përfundimtarë, çka tregon se komuna nuk ka siguruar funksionalitetin e sistemit të furnizimit me ujë, në të cilin janë investuar 265.745 mijë denarë, mjete nga buxheti i shtetit.

 

3

Stacion pastrimi për ujë me rezervuar për ujë

Realizimi i aktiviteteve programore për vendosjen e pllaka betoni në rrugë, trotuare dhe hapësira publike, për të cilat në vitin 2024 janë paguar 10.450 mijë denarë, realizohet në bashkëpunim me komunitetin lokal dhe grup qytetarësh, me çka komuna i siguron materialet e nevojshme, ndërsa komuniteti lokal dhe qytetarët i kryejnë të gjitha punët fizike. Rrugët e ndërtuara nuk janë parashikuar në dokumentacionin e planifikimit, nuk janë përgatitur projekte për ndërtimin e tyre dhe nuk janë lëshuar leje për ndërtim, të paraparë me Ligjin për ndërtim.

 

Gjatë vitit 2024, janë paguar 1.441 mijë denarë për angazhimin e personave me kontratë për vepër, të cilët kryejnë detyra të rregullta pune, ndërsa janë ndarë 2.112 mijë denarë për shoqata qytetare dhe fondacione, klube sportive dhe organizata joqeveritare, pa kritere të qarta të përcaktuara në lidhje me përzgjedhjen e projekteve dhe përcaktimin e shumës së mjeteve.

 

Gjatë ndërtimit të shtëpisë së kulturës në fshatin Matejç, në bazë të situatave financiare (gusht dhe shtator), janë paguar 1.761 mijë denarë për punë që nuk janë kryer, ndërsa i referohet prokurimit, transportit dhe instalimit të ulëseve të teatrit, të cilat janë instaluar në muajin dhjetor 2024. 

 slika4      

 

 

 

 

 

 

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, janë dhënë rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga institucionet kompetente dhe personat përgjegjës