Në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit sot u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili shënon përkushtimin e institucioneve për të siguruar një proces efikas, profesional dhe transparent të dhënies së provimit për fitimin e titullit Revizor i Autorizuar Shtetëror.
Memorandumin e nënshkruan mr. Maksim Acevski, Kryerevizor shtetëror, dr. Lubica Karamandi Popçevski, drejtoreshë e Agjencisë për Administratë, dhe Jeton Akiku, drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. Me këtë dokument, nënshkruesit e konfirmuan përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj koordinimit, transparencës dhe mbështetjes së zhvillimit profesional të revizorëve shtetërorë.
Palët obligohen të vënë në dispozicion të gjitha resurset dhe ekspertizën e nevojshme, edhe atë nga kushtet hapësinor dhe teknike deri te mbështetja profesionale për zbatimin e pandërprerë dhe të sigurt të sesioneve të provimit. Memorandumi mundëson bashkëpunim dhe koordinim të qartë ndërinstitucional, që garanton nivel të lartë profesionalizmi dhe integriteti në të gjithë procesin.
Me nënshkrimin e Memorandumit, Enti Shtetëror i Revizionit së bashku me partnerët e tij e forcon rolin e vet në zhvillimin e aftësisë profesionale dhe kompetencës së revizorëve të autorizuar shtetëror, si dhe përkushtimin ndaj cilësisë, integritetit dhe përgjegjësisë në sektorin publik.