dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

15.09.2025

Enti Shtetëror i Revizionit sot, më 15 shtator 2025, ishte nikoqir i takim pune me përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues të OSBE-së - Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, dhe Zëvendës kryerevizori shtetëror, mr. Orhan Ademi, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, zhvilluan një diskutim konstruktiv me z. Matteo Mekaçi – shef i misionit të ODIHR-it, dhe z. Radivoje Grujiq – analist juridik.

Në takim u diskutua për aktivitetet që ndërmerr Enti Shtetëror i Revizionit në drejtim të sigurimit të ligjshmërisë në financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore. Kryerevizori shtetëror theksoi se përmes revizioneve vazhdimisht theksohen dobësitë sistematike në këtë segment.

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MPR) do të ndjekë zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për datën 19 tetor 2025, me angazhimin e 24 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër.