- Njoftim për mediumet -
Shkup,08.07.2025
Buxheti i pamjaftueshëm për programet e mbrojtjes shëndetësore dhe ngecja në investimet kapitale ndikojnë në cilësinë dhe qasjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët
Revizioni i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2023 ka konstatuar se 23 programe për mbrojtje shëndetësore janë realizuar me mjete të pamjaftueshme, që ndikon në likuiditetin e institucioneve publike shëndetësore, mungesën e barnave në periudha të caktuara dhe dobësi në kontrollet. Gjithashtu, projektet kapitale, duke përfshirë ndërtimin e qendrave të reja klinike, përballen me ngecje afatgjata dhe implikime financiare mbi vlerën totale të projekteve, që ndikon në disponueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizion të raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2023, me ç’rast për gjendjet e konstatuara, parregullsitë dhe mospërputhjet është dhënë opinion i pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare, si dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.
Me revizionin janë konstatuar dobësi në menaxhimin financiar, evidencën kontabël, realizimin e programeve dhe zbatimin e investimeve kapitale, që ndikon mbi cilësinë dhe dispozicionin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Në vitin 2023, për zbatimin e 23 programeve shëndetësore janë siguruar 5,3 miliardë denarë, që nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar në kohë dhe plotësisht detyrimet ndaj institucioneve publike shëndetësore, duke e përkeqësuar më tej likuiditetin e tyre. Janë konstatuar disa mospërputhje në evidencat, zbatimin dhe raportimin për një pjesë të programeve individuale, edhe atë:
- Në kuadër të Programit për trajtimin e sëmundjeve të rralla në vitin 2023 janë siguruar barna për rreth 235 pacientë, me kosto totale prej 878 milionë denarë. Revizioni konstatoi se nuk është zbatuar vlerësimi i paraparë me ligj për efektin e terapive, ndërsa mungesa e të dhënave të përditësuara për konsumimin dhe rezervat ka çuar në kontroll të dobët mbi shpërndarjen.
- Në kuadër të Programit për sigurimin e insulinës, në vitin 2023 janë realizuar 917 milionë denarë për terapi dhe mjete mjekësore për pacientët me Diabet. Revizioni konstatoi se nuk janë zbatuar aktivitetet parandaluese të parashikuara, ndërsa kontrolli i stoqeve është i paplotë për shkak të mospërputhjes së të dhënave midis sistemit "Termini im" dhe raporteve nga institucionet shëndetësore.
- Programi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje nuk e ka arritur efektin e pritur, edhe pse në vitin 2023 janë realizuar 22,9 milionë denarë për aktivitete të skriningut. Revizioni konstatoi se mungojnë indikatorë të qartë dhe të matshëm, ndërsa përfshirja e popullsisë është e ulët, dhe një pjesë e pacienteve kanë pritur gjatë ose nuk kanë marrë rezultatet nga skriningu për kancerin e qafës së mitrës dhe kancerin e gjirit, që e zvogëlon ndjeshëm efektin e masave parandaluese.


- Programi për sigurim shëndetësor të detyrueshëm siguron mjete për sigurimin shëndetësor të rreth 250.000 qytetarëve që nuk kanë ndonjë tjetër bazë për sigurim. Në vitin 2023, nga 3,1 miliardë denarë të planifikuar, për shkak të buxheti të pamjaftueshëm të planifikuar dhe rritjes së pagës mesatare, nuk është paguar kompensim në shumë prej 1,5 miliardë denarë për pesë muajt e fundit të vitit. Kjo gjendje prish funksionimin financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe pagesat e rregullta në institucionet publike shëndetësore.
- Për zbatimin e Programit për mbrojtje nga infeksioni HIV në vitin 2023 janë realizuar 89.3 milionë denarë, nga të cilat 17 milionë denarë për angazhimin e shoqatave në aktivitete në terren dhe këshillimore. Revizioni konstatoi se objektivat, masat dhe buxheti nuk janë të lidhura qartë, ndërsa thirrja publike për përzgjedhjen e shoqatave është zbatuar pa kritere të përcaktuara për vlerësim. Këto mangësi e ulin transparencën dhe llogaridhënien gjatë shpërndarjes dhe përdorimit të fondeve publike.
Në pjesën e investimeve kapitale, revizioni nxjerr në pah sfida serioze në zbatimin e projekteve, konkretisht:
Për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë janë konstatua gjendje të cilat kanë shkaktuar implikime të konsiderueshme financiare mbi vlerën totale të projektit, vonesa të gjatë në sigurimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët, si dhe rrezik për shpenzime shtesë varësisht nga rezultati i procedurës gjyqësore që është në vazhdim.

Edhe pse aktivitetet për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup dhe Shtip, përmes projektit të financuar me hua nga CEB (Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës), kanë nisur në vitin 2015, ato ende nuk janë përfunduar. Anulimi i komponentës për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shkup, zgjatja e afateve dhe ndërprerja e kontratës për Qendrën Klinike në Shtip kanë rezultuar në ngritjen e procedurave arbitrazhi për kërkesa dëmshpërblimi në vlerë totale prej 45 milionë eurosh. Në të njëjtën kohë, nga huaja totale prej 97 milionë eurosh, janë tërhequr pa kthim 83.4 milionë euro nga kreditori, që do të thotë se këto mjete nuk janë më të disponueshme për shtetin për shkak të mosplotësimit të kushteve dhe mosrealizimit të projektit brenda afatit të paraparë.

Në kuadër të Theksimit të çështjeve, revizioni sugjeron për rreziqet dhe sfidat e mëposhtme:
- Edhe pse mbi 90% e punimeve ndërtimore në ISHP "Shën Erasmo" – Ohër dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Strumicë, që nisën në vitet 2015 dhe 2016, janë përfunduar, ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen dhe përdorimin e objekteve. Arsyet për vonesat janë të shumta: zgjatje e afateve, nënshkrim i një numri të madh aneksesh për shkak të mangësive në dokumentacionin projektues, rritje e çmimeve të materialeve ndërtimore, si dhe procedura e ngritura gjyqësore. Këto gjendje shkaktuan rritje të ndjeshme të kostove dhe vonesë gati 10 vjeçare në sigurimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët.

- Edhe pse mbi 90% e punimeve ndërtimore në ISHP "Shën Erasmo" – Ohër dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Strumicë, që nisën në vitet 2015 dhe 2016, janë përfunduar, ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen dhe përdorimin e objekteve. Arsyet për vonesat janë të shumta: zgjatje e afateve, nënshkrim i një numri të madh aneksesh për shkak të mangësive në dokumentacionin projektues, rritje e çmimeve të materialeve ndërtimore, si dhe procedura e ngritura gjyqësore. Këto gjendje shkaktuan rritje të ndjeshme të kostove dhe vonesë gati 10 vjeçare në sigurimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët.
- mbulimi i pamjaftueshëm i popullsisë me vaksina, që lëviz prej 56.3% në 87.7%, me një rënie të veçantë pas pandemisë në vitin 2020. Arsye kryesore janë rritja e mosbesimit të qytetarëve ndaj sigurisë së vaksinave dhe vonesat në zbatimin e vaksinimit me vaksina të caktuara.
Në pjesën Çështjeve Kryesore të Revizionit, revizioni veçmas analizon statusin, ekipimin e kuadrit, financimin dhe mënyrën e funksionimit të Njësisë për Zbatimin e Projektit për Ndërtimin e Qendrës së re Klinike.
Revizioni gjithashtu raporton për mjetet e disponueshme të papërdorura në llogarinë e projektit në vlerë prej 517.251 mijë denarë, gjegjësisht 8,4 milionë euro, prej të cilave 6,01 milionë euro janë nga garancitë bankare të aktivizuara për përmbushjen cilësore të kontratës, të arkëtuara nga kontraktori gjatë ndërprerjes së kontratës për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shtip, ndërsa përsëri 2.4 milionë euro janë tërhequr dhe janë mjete të papërdorura nga kredia. Plotësuese, theksohet pasiguria lidhur me shpenzimet e ardhshme që do të duhet të mbulohen nga këto mjete.
Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga personat dhe organet përgjegjëse në funksion të përmirësimit të gjendjes.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]