dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori për menaxhimin efikas me mjetet në sektorin publik

13.03.2025

Më 13.03.2025, në Entin Shtetëror të Revizionit u mbajt punëtoria në kuadër të programit për Menaxhimi Efikas me mjetet në sektorin publik (EPSAM) në të cilin morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë nga Qendra për Ekselencë të Financave (CEF), institucionet në sektorin publik dhe revizor shtetëror nga Enti Shtetëror i Revizionit. 

Në fjalimin e tij hyrëse, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski duke falënderuar prezencën dhe mbështetjen e Ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në vend, Sh.T. Gregor Preker dhe përfaqësueses nga Qendra për Ekselencë të Financave (CEF) znj. Jasmina Popoviq, theksoi kënaqësinë nga bashkëpunimi i suksesshëm midis ESHR-së dhe CEF, duke prezantuar rezultatet e suksesshme të ESHR-së dhe progresin evident të arritur në vitet e kaluara.

Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, z. Gregor Presker, duke përshëndetur rezultatet dhe suksesin e Entit Shtetëror të Revizionit theksoi se ESHR-ja si Institucioni Suprem i Revizionit në vend njihet si një nga historitë më të suksesshme në sektorin publik dhe pikërisht për këtë arsye, me kënaqësi shteti mik i Republikës së Sllovenisë ka kënaqësinë të jetë dhe do të vazhdojë të jetë mbështetës i të gjitha aktiviteteve për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e menaxhimit të aseteve publike.

Përfaqësuesja nga Qendra për Ekselencë të Financave, znj. Jasmina Popoviç, duke theksuar angazhimet e dukshëm të Entit Shtetëror të Revizionit për investimin e vazhdueshëm në edukimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve të saj, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm si dhe theksoi pritshmëritë për aktivitete të reja të suksesshme të përbashkëta edhe në periudhën e ardhshme.

Në punëtorinë e sotme, pjesëmarrësit si ekspertë nga shtete të ndryshme, në kuadër të aktiviteteve të projektit, i ndanë përvojat, njohuritë dhe praktikat e tyre në mënyrën e menaxhimit me mjetet publike, dhe në të njëjtën kohë u diskutuan dhe u dakorduan aktivitetet që do të pasojnë në projektin trevjeçar ku do të përfshihen pjesëmarrës nga rreth 25 vende me të cilat Qendra për Ekselencë në Financa ka bashkëpunim të suksesshëm.

Ndihmësja e kryerevizorit shtetëror znj. Katica Nikollovska ndau dhe prezantoi përvojën e deritanishme të ESHR-së dhe gjendjet kyçe të konstatuara nga revizionet e kryera të temave dhe fushave që përfshijnë menaxhimin e mjeteve publike në shtet.