ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet-
Shkup, 25.02.2025
Mungesa e mbikëqyrjes inspektuese e zvogëlon efikasitetin e kontrolleve në konviktet studentore
Me kryerjen e revizionit janë konstatuar dobësi në zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese në konviktet studentore dhe institucionet arsimore-edukative, çka rezulton në kontroll të pamjaftueshëm mbi proceset e pranimit, akomodimit dhe regjistrimit të studentëve, si dhe me efikasitet të ulur në vlerësimin e cilësisë së institucioneve arsimore. Mungesa e inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, dobësitë në staf dhe mungesa e zbatimit të rekomandimeve nga revizionet e mëparshme krijojnë rrezik për funksionim të papërshtatshëm dhe mosplotësimin e detyrimeve ligjore
Enti Shtetëro i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për vitin 2023 dhe për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimev dhe politikat e vendosura dhe është shpreh mendim i pavolitshëm.
Me kryerjen e revizionit janë konstatuar dobësi dhe inkosekuencë në zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese, që ndikojnë në efikasitetin dhe ligjshmërinë e kontrolleve në konviktet studentore dhe institucionet arsimore-edukative.
Në përputhje me dispozitat ligjore Inspektorati Shtetëror Arsimor ka obligim të kryen mbikqyrje inspektuese më së paku një herë në vitë në konviktet studentore dhe të dorëzon raport te MASH dhe Qeveria në afat prej 60 ditësh pas kryerjes së akomodimit studentor.
Me revizionin është konstatuar se mbikqyrja e fundit inspektuese është kryer në vitin 2019, pas së cilës nuk janë kryer kontrolle të reja dhe as nuk është përpiluar procesverbal për mbikëqyrjet e kryera. Mungesa e kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme në procesin e pranimit, regjistrimit dhe akomodimit të studentëve, si dhe për saktësinë e të dhënave në dokumentacionin e konvikteve studentore, duke pamundësuar funksionimin e tyre të duhur dhe arritjen e qëllimit për sigurimin e kushteve të përshtatshme për studentët.
Gjithashtu, revizioni ka konstatuar se mbikqyrje inspektuese nuk është kryer edhe në vitin 2024, çka tregon se nuk është vepruar sipas rekomandimeve të revizionit shtetëror, siç është përcaktuar në Raportin Përfundimtar të revizionit të suksesit të Entit shtetëror të Revizionit me temën ,,Efikasiteti i masave, politikave dhe projekteve për përmbushjen e kushteve në të cilat funksionojnë konviktet shtetërore studentore’’.
Po ashtu, Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka detyrim ligjor për të kryer inspektime të rregullta, të jashtëzakonshme dhe kontrolluese, si dhe vlerësim të integruar të punës së institucioneve arsimore-edokuese. Në vitin 2023, janë planifikuar gjithsej 7.691 inspektime, nga të cilat vetëm 4.446, ose 58% e planifikuar, janë kryer.
Nga ana tjetër, ISHA disponon me 138 vende të sistematizuara pune, prej të cilave 100 janë të mbushura, që do të thotë se një e treta e stafit të nevojshëm nuk është plotësuar. Mungesa më e theksuar ka në sektorin për mbikëqyrjen inspektuese dhe vlerësimin e cilësisë, ku mungojnë inspektorët arsimorë, që e vështirëson realizimin e aktivitetit kryesor, dhe veçanërisht për rajonin e komunave Ohër, Gostivar, Kavadarci dhe Resen, për shkak të pensionimit të inspektorëve arsimorë. Po ashtu, disa nga inspektorët e rinj të punësuar nuk e kanë përfunduar trajnimin e nevojshëm, çka paraqet rrezik për gabime dhe dobësi në punë. Së bashku me mungesën e stafit tekniko-administrativ, këto probleme dëmtojnë efikasitetin e mbikëqyrjes inspektuese dhe vështirësojnë zbatimin e plotë të tij.
Punët e sistematizuara, të mbushura dhe struktura moshore e punonjësve (2021 deri në 2024)
Ligji për Inspeksionin Arsimor rregullon procedurën për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, ku një nga metodat është vlerësimi integral i institucioneve arsimore-edukative. Është konstatuar se disa nga shkollat fillore dhe të mesme nuk janë përfshirë në vlerësimin integral çdo tre vjet shkollor, siç parashikohet nga neni 20 i Ligjit.
Arsyet për këtë gjendje janë pandemia e COVID-19 në periudhën e kaluar, si dhe mungesa e stafit, e shkaktuar nga largimi i vazhdueshëm i inspektorëve arsimorë për shkak të pensionimit ose arsyeve të tjera. Kjo gjendje ka ndikim në organizimin dhe realizimin e mësimit, kushtet në institucionet arsimore-edukative, si dhe në përmbushjen dhe vlerësimin e detyrave të punës së mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.
Realizimet e vlerësimeve integrale në periudhën 2021-2023
Gjatë vitit 2023, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, duke marrë parasysh natyrën e aktiviteteve të tij dhe shpërndarjen e subjekteve nën mbikëqyrje inspektuese, disponon me 5 automjete zyrtare ne gjendje te vozitjes. Për shkak të mungesës së mjeteve motorike dhe me qëllim të rritjes së funksionalitetit të institucionit, është miratuar Rregullorja për rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit gjatë përdorimit të automjeteve të veta për qëllime zyrtare, dhe mbi këtë bazë janë paguar kompensimet për shpenzimet e udhëtimit në vlerë të përgjithshme prej 1.021 mijë denarë.
Me revizionin e kryer janë konstatuar parregullsi të cilat ndikojnë në mënyrë ligjore të shfrytëzimit të mjeteve për automjetet zyrtare dhe ato private për qëllime zyrtare. Përkatësisht, pjesa më e madhe e shpenzimeve të udhëtimit janë paguar për destinacionet ku ka transport të organizuar me autobus, shumë urdhërshërbime nuk janë plotësuar siç duhet, nuk janë arkivuar, dhe mungojnë të dhënat për kilometrat e kaluara, dhe të njëjtit nuk janë miratuar nga supervizorët e drejtpërdrejtë dhe nuk përgatiten urdhra të shkruar për përdorimin e automjeteve zyrtare.
Gjithashtu, me revizionin është theksuar se Inspektorati Shtetëror i Arsimit përballet gjithashtu me kushte të papërshtatshme për punë, mungesë të pajisjeve moderne softuerike dhe TI-së (hardware dhe software).
Kushtet për punë të inspektoratit të arsimit
Revizioni ka konstatuar dobësi gjithashtu edhe në menaxhimin financiar, duke përfshirë mosharmonizimin e evidencës kontabël me gjendjen faktike, parregullsi në evidentimin e detyrimeve drejt furnitorët dhe shpenzimet pa dokumentacion adekuat, duke theksuar më tej mungesën e kontrolleve të brendshme efektive.
Për gjendjet e konstatuara revizioni dha rekomandim, zbatimi i të cilëve do të siguronte tejkalimin e të njëjtëve.
Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]