Sot, në Entin Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtorët e tij realizoi takim pune me Kryetarin e Bordit Ndërkombëtar të Revizorëve të NATO-s, z. Radek Visinger.
Me dëshirë për të forcuar marrëdhëniet miqësore mes dy palëve, në bazë të barazisë dhe përfitimin e ndërsjellë dhe të ndërgjegjshëm për pavarësinë e tyre institucionale dhe përgjegjësinë profesionale, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Bordit Ndërkombëtar të Revizorëve të NATO-s, z. Radek Visinger nënshkruan edhe Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Bordit Ndërkombëtar të Revizorëve të NATO-s.
Me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim është paraparë avancimi i bashkëpunimit të përbashkët në disa fusha dhe shkëmbimin e përvojave profesionale dhe praktikave të mira me qëllim përmirësimin e metodave të revizionit të jashtëm publik dhe standardeve profesionale për revizorët, si dhe mbështetjen e aktiviteteve të revizionit të jashtëm të organizatave ndërkombëtare dhe krijimin e kushteve të favorshme për zbatimin e trajnimeve profesionale në Bordin Ndërkombëtar të Revizorëve të NATO-s.
Në takimin bilateral, e cila u mbajt në frymën e mirëkuptimit dhe mbështetjes reciproke, u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet dhe sukseset e deritanishme, dhe u diskutuan sfidat me të cilat përballen të dy institucionet.
Në kuadër të vizitës, z. Acevski, z. Ademi dhe z. Visinger realizuan takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Afrim Gashi, në të cilin u diskutuan praktikat pozitive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave profesionale dhe shkëmbimin e ekspertizës.