dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me Ambasadorin e ri të Delegacionit të BE, SH.T. Mihalis Rokas

09.10.2024

Me 08 tetor 2024, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, SH.T. Mihalis Rokas dhe bashkëpunëtorët e tij znj. Mari Madelin Kanllopollu, udhëheqës i sektorit për çështje evropiane, ndërtimin e institucioneve dhe bashkëpunimit ndërkufitar dhe z. Havier Kastilo Alvarez, menaxher programues të delegacionit të BE-së në vendin tonë. 

Në fokusin e takimit të mbajtur Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski i uroi një mandat të suksesshëm Ambasadorit të ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian, SH.T. Mihalis Rokas dhe shprehu pritshmërit e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm.

Duke i prezantuar rezultatet kyçe të punës së Entit Shtetëror të Revizionit, duke i theksuar jo vetëm sfidat, por edhe mundësit për progres në procesin e revizionit, z. Acevski theksoi rëndësinë e pavarësisë së ESHR-së dhe nevojën për burime adekuate, të cilat janë kyçe për zbatimin efektiv të kompetencave ligjore, dhe njëherazi edhe për ndërtimin e besimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Ambasadori Rokas shprehu mbështetje për përpjekjet e ESHR-së dhe theksoi se Bashkimi Evropian në mënyrë aktive e ndjek punën e Entit Shtetëror të Revizionit. Ai theksoi se është thelbësore të krijohen kushte për zbatimin e suksesshëm të rekomandimeve të revizionit dhe për të arritur pavarësinë financiare,  që është bazë për rritjen e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin me fondet publike.

Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Bashkimit Evropian, duke konfirmuar angazhimin e të dyja palëve në drejtim të avancimit të transparencës në institucione, ndërtimin e besimit dhe krijimin e një mjedisi kontrolli, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e mënyrës së përdorimit të fondeve të tatimpaguesve dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët.