dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Zbatimi i analizës kosto-përfitim gjatë kryerjes së revizionit të projekteve investuese

04.09.2024

Në periudhën 2-4 shtator 2024, punonjës të Entit Shtetëror të Revizionit morën pjesë në punëtorinë me temë “Përgatitja e Programit Vjetor të Revizionit Shtetëror në bazë të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Analizës së Raporteve Financiare”, mbështetur nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë (UNDP).

Në fokus të punëtorisë ishte përgatitja e Programit Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit duke i përfshirë qëllimet e vendosura të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, e cila pasqyron synimet, pritshmëritë dhe vështrimet për një shoqëri më të zhvilluar ekonomikisht dhe mirëqenie për qytetarët.

Në fjalimet e tyre, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe z. Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vend shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë (UNDP), duke theksuar se vetëm duke rritur njohuritë dhe aftësitë e punonjësve, kontribuon në krijimin e një mjedisi më efikas të kontrollit.

Ligjërues i punëtorisë ishte prof. dr. Marina Trpeska, profesore e rregullt në Fakultetin Ekonomik në UKIM, e cilat krahas fushave strategjike, prioriteteve dhe treguesve për matjen e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe përfshirjen e saj në Programin Vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit, përfshiu edhe tema që lidhen me zbatimin e analizës kosto-përfitim gjatë kryerjes së revizionit të projekteve investuese dhe vlerësimit të efikasitetit të investimeve në sektorin publik, si dhe analiza të raporteve financiare dhe përshtatjen e dokumenteve të brendshme strategjike në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.