dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Memorandum për mirëkuptim për zbatim të Peer Review

22.07.2024

Më 19 korrik 2024, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Zyra Supreme e Revizionit të Republikës së Polonisë (NIK) nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për zbatim Peer Review (Kontroll profesional i cilësisë së punës).

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe z. Marjan Banash, kryetar i Zyrës Supreme të Revizionit të Republikës së Polonisë theksuan rëndësinë e këtij memorandumi si një hap të rëndësishëm në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe promovimin e praktikave më të mira të revizionit. Me këtë aktivitet, ESHR-ja do të siguron vërtetim për qasjen e tij profesionale dhe cilësinë në ekzekutim të kompetencave të deleguara me ligj.

Duke u mbështetur në dispozitat dhe parimet themelore për zbatimin e Peer Review (kontroll profesional) në përputhje me Udhëzimet e INTOSAI GUID 1900 dhe forma të tjera të bashkëpunimit në të cilat janë të përfshirë, ESHR dhe NIK, formalizuan partneritetin e tyre me qëllim për të siguruar avancim të vazhdueshëm të transparencës, profesionalizmit dhe objektivitetit.

Në frymën e Memorandumit, në takim u inicua mundësia që përfaqësuesit e ESHR-së të marrin pjesë në trajnime shumëditore në Qendrën e trajnimeve të NIK për tema të rëndësishme për revizionin. Në vazhdim, u diskutua për mundësin e revizionit kooperativë me temë interesi të përbashkët, me qëllim që të shkëmbehen praktikat e mira dhe të forcohet bashkëpunimi i ndërsjellë.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ESHR-ja vazhdon të avancojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojë standarde të larta në praktikën e revizionit.