Me ftesë të kryetarit të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energjetikë në kuadër të Kuvendit të RMV-së, z. Bojan Stojanovski, në seancën e sotme të Komisionit u mbajt takim pune, në të cilin morën pjesë Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët nga Enti Shtetëror i Revizionit, si dhe znj. Lidija Stojkova Zafirovska menaxhere e lartë programues të NDI-së.
Qëllimi i takimit të mbajtur të punës ishte shqyrtimi i mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të RMV-së dhe vendosja e një praktike të rregullt të shqyrtimit dhe diskutimit sipas raporteve përfundimtare të revizionit në komisionet parlamentare dhe trupat amë, si vazhdimësi e praktikës pozitive që është krijuar me Komisionin për Financim dhe Buxhet, në të cilën për të parën herë u shqyrtua dhe u diskutua sipas raportit përfundimtar të revizionit.
Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski duke shprehur falënderimin për ftesën përshëndeti iniciativën e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energjetikë duke theksuar se vetëm përmes angazhimeve të sinqerta dhe serioze nga institucionet kompetente, veprimeve proaktive dhe të koordinuara të të gjitha palëve të interesuara, mund të kontribuohet në mbikëqyrjen efektive në menaxhimin me mjetet publike.
Në seancë u miratua konkluzion se në periudhën e ardhshme shqyrtimi i raporteve përfundimtare të revizionit do të jetë një nga prioritetet e Kuvendit të RMV-së dhe Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energji, ndërsa do të ndërmerren aktivitete dhe për monitorim më efektiv të zbatimit të rekomandimeve të dhëna subjekteve lëndë të revizionit në raportet përfundimtare të revizionit.