dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbështetje e ndërsjellë për menaxhim efikas të fondeve publike

27.06.2024

Me datë 27.06.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, ministrja e sapozgjedhur e financave, znj. Gordana Dimitrieska-Koçoska, realizoi takim pune me kryerevizorin shtetëror z. Maksim Acevski.

Çështjet lidhur me sfidat në menaxhimin me financat publike, nevoja për rritjen e transparencës dhe llogaridhënien në menaxhimin me mjetet publike dhe rolin e rëndësishëm të Entit Shtetëror të Revizionit në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale dhe krijimin e një mjedisi efikas kontrolli dhe mbrojtjeje të mjeteve publike, ishin temë diskutimi në takimin e sotëm të punës.

Kryerevizori shtetëror z. Acevski e përshëndeti nismën e ministres Dimitrieska-Koçoska dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme. Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e miratimit të Ligjit të ri për revizionin shtetëror, i cili forcon pavarësinë financiare dhe operative të Entit Shtetëror të Revizionit, ndërsa njëherazi siguron mundësin për të vepruar sipas rekomandimeve të revizionit dhe për të rishikuar raportet e revizionit nga Kuvendi.

Kryerevizori shtetëror theksoi se ky aktivitet është një përgjigje ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian dhe Standardeve Ndërkombëtare të Revizionit Shtetëror (ISSAI).

Ky takim është vetëm një nga aktivitetet e shumta që kanë për qëllim promovimin e rolit të revizionit shtetëror, i cili është i një rëndësie kyçe për arritjen e qëllimeve të përcaktuara reformuese në sektorin financiar - shtoi Dimitrieska-Koçoska.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të hapur dhe të përkushtuar për një bashkëpunim më intensiv, me qëllim menaxhimin më të mirë dhe më të përgjegjshëm të mjeteve publike dhe rritjen e besimit të qytetarëve në efikasitetin e sistemit dhe mënyrën e përdorimit të mjeteve të tatimpaguesve.