dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë bilaterale e delegacionit të Zyrës së Revizionit të Institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Entin Shtetëror të Revizionit

31.05.2024

Më 30 dhe 31 maj 2024, Enti Shtetëror i Revizionit priti delegacionin e Zyrës së Revizionit të Institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës të kryesuar nga Kryerevizori shtetëror z. Hrvoje Tvrtkoviq.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori Shtetëror mr. Orhan Ademi së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit, duke i uruar mirëseardhje delegacionit të ISR-së së Bosnjës dhe Hercegovinës në ESHR, ata shprehën kënaqësinë për aktivitetet e ndërmarra nga dy Institucionet Supreme të Revizionit në drejtim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave në kryerjen e revizionit shtetëror.

Në takimin bilateral nga punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit u perzantuan  prezantime cilësore me qëllim të shkëmbimit të informacionit, njohurive dhe praktikave në trajtimin e disa temave dhe fushave me interes të përbashkët, edhe atë për:

  • Roli i Institucioneve Supreme të Revizionit në sistemin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit;
  • Transparenca, komunikimi dhe kyçja e palëve të interesuara në proceset e njoftimit nga zbatimi i revizionit shtetëror;
  • Prezantimi i gjetjeve kyçe nga zbatimi i revizioneve të Fondeve të BE-së, Buxhetit Themelor dhe revizioneve për projektet kapitale në vend;
  • Edukimi dhe zhvillimi profesional për punonjësit në institucion;

Punonjësit e të dy institucioneve patën mundësinë që përmes situatave të prezantuara dhe diskutimit konstruktiv të njihen më mirë, më në detaje dhe më thellësisht, me mënyrën e funksionimit dhe zbatimin e aktiviteteve gjithëpërfshirëse në kryerjen e revizionit shtetëror të institucionet supreme të revizionit, duke thelluar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet profesionale ndërmjet dy institucioneve dhe shteteve.