dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me Ambasadorin e BE-së Dejvid Gir

25.01.2024

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror, mr. Orhan Ademi realizuan takim pune me Ambasadorin dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH. T. Dejvid Gir.

Në prani të z. Havier Kastilo Alvarez, menaxheri programi i delegacionit të BE-së në vendin tonë dhe bashkëpunëtorëve të Kryerevizorit shtetëror, në takim u diskutua për zhvillimet më të fundit në lidhje me propozimin e Ligjit të ri të revizionit shtetëror, vendndodhjen e Entit Shtetëror të Revizionit dhe statusin e punonjësve të tyre në kuadër të Ligjit të ri për Nëpunësit Administrativ, si dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave për antarësim me rëndësi për ESHR-në, të përmbledhur në raportin e Skriningut të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke falënderuar ambasadorin Dejvid Gir për mbështetjen e BE-së për Entin Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror edhe njëherë e theksoi nevojën e konkretizimit të kësaj mbështetjeje në drejtim të sigurimit të pavarësisë më të madhe operacionale dhe funksionale të ESHR-së, si dhe vlerësimin e punë dhe kontributin e dhënë për mbrojtjen e interesit publik të punonjësve të saj.

Nga ana tjetër, ambasadori Gir duke e vlerësuar ESHR-në si një nga institucionet e pakta në vend që kryen punën e saj në mënyrë cilësore dhe profesionale në kuadër të kompetencave ligjore, si dhe njëkohësisht është shembull për shumë institucione si në vend dhe më gjerë, e theksoi mbështetjen dhe vullnetin e tij të parezervë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim që ESHR të arrijë një pavarësi efektive operacionale dhe financiare, të paraparë me propozimin e ri të Ligjit për revizion shtetëror.