dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Shkëmbimi i njohurive në fushën e revizionit dhe korrupsionit

20.10.2023

Me ftesë dhe nën organizimin e Institutit të Autorizuar për kontabilitet dhe financa publike (CIPFA) dhe Fondacionit Ndërkombëtar për sisteme zgjedhorë (IFES), nga 09-13 tetor 2023, delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga Zëvendës Kryerevizori shtetëror, mr. Orhan Ademi, ishin në vizitë studimore në Londër, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe.   

Në fokusin e vizitës studimore ishte pjesëmarrja në një sërë ngjarjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrezikut të korrupsionit, planifikimin strategjik dhe praktikat e revizionit, trendët e të dhënave nga sektori publik, mësimit mekanik, vizualizimi i të dhënave, përgjegjësia, komunikim i informacioneve teknike, angazhimi i qytetarëve, si dhe shkëmbimi i ndërsjellët i  njohurive, trajnimeve dhe promovimi i praktikave të mira në fushën e menaxhimit me financat publike.   

Zëvendës Kryerevizori shtetëror, z. Ademi realizoi takim me drejtorin ndërkombëtar të CIPFA-s, z. Khalid Hamid, në të cilin të dy përfaqësuesit theksuan kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në aktivitetet me interes të ndërsjellët, me qëllim avancimin e angazhimit të përbashkët për menaxhimin e mirë me financat publike dhe qeverisjen e mirë, si dhe ndarjen e praktikave më të mira për përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të nëpunësve dhe institucioneve publike. 

Delegacioni i ESHR-së në kuadër të vizitës studimore, realizoi edhe takim me Kryerevizorin e Institucionit Suprem të Revizionit të Uellsit, z. Adrijan Krompton. Në takim u përfshinë shumë tema dhe u ndanë përvojat në fushën e mjeteve inovative për analizën e të dhënave, përdorimin e mediave sociale dhe mënyrën e zbatimit të llojeve të shumta të revizionit.

Përfaqësuesit e të dy Institucioneve Supreme të Revizionit shprehën gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit të përbashkët në të ardhmen me qëllim zhvillimin profesional të të dy institucioneve dhe shkëmbimin e përvojës dhe praktikave së mira.

Оваа студиска посета, беше финансиски подржана од Агенцијата за меѓународен развој на САД (USAID).

Kjo vizitë studimore u mbështet financiarisht nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).