dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim bilateral me ISR-në e Republikës së Serbisë

29.09.2023

Nën organizimin dhe me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), më 28 dhe 29 shtator, në Ohër u mbajt takim bilateral ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.

Përfaqësuesit e dy Institucioneve Supreme të Revizionit të udhëhequr nga Kryerevizori Shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetarit të Institucionit Shtetëror të Revizionit, z. Dushko Pejoviq, prezantuan rezultatet e fazës së zbatimit të revizionit kooperativ të suksesit me temën ,,Gatishmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për të zbatuar qëllimit për zhvillim të qëndrueshëm deri vitin 2030’’.

Kryerevizori shtetëror, z. Acevski theksoi kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy institucioneve të revizionit, duke përshëndetur aktivitetet e deritanishme dhe rezultatet e arritura në zbatimin e revizionit kooperativë në fazën e ekzekutimit.

Njëkohësisht, Kryerevizorët shtetëror të të dy institucioneve shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit  edhe në të ardhmen me tema të cilat do të përcaktohen bashkërisht në periudhën e ardhshme.