dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Intensifikimi i bashkëpunimit me Prokurorinë Publike

14.07.2023

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror, mr. Orhan Ademi realizuan takim pune me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Lubomir Joveski dhe prokurorin publik – udhëheqës të Departamentit për bashkëpunim me institucionet tjera në PPRMV, z. Bashkim Besimi. 

Takimi i punës u iniciua nga ana e Kryerevizorit shtetëror, a në lidhje me njoftimet e Prokurorisë Publike të RMV-së për aktivizimin e Frontit Kombëtar për luftë kundër korrupsionit me qëllim forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente në shtet në luftë dhe parandalim kundër korrupsionit.

Kryerevizori shtetëror theksoj se Enti Shtetëror i Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit në shtet në vazhdimësi është në dispozicion me ekspertizën dhe profesionalizmin e saj për të gjithë institucionet kompetente në sistemin për luftë dhe parandalim kundër korrupsionit.

Prokurori Publik njoftoi se Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përgatit udhëzim të detyrueshëm për prokurorët publik për mënyrën e veprimit ndaj raporteve të revizionit. Gjithashtu, nxiti Entin Shtetëror të Revizionit që të shfrytëzojë më shpesh edhe mundësinë e parashikuar në nenin 35 të Ligjit për revizionin shtetëror, sipas të cilit ,,nëse revizori i autorizua shtetëror gjatë revizionit vlerëson se subjekti i revizionit ka kryer një kundërvajtje ose krim, ai është i detyruar të njoftojë menjëherë organet kompetente’’, pra edhe para përgatitjes së raportit përfundimtar.

Kjo do të përshpejtojë ndjeshëm veprimin e prokurorisë publike pas gjetjeve të revizioneve të kryera dhe do të mundësojë mbledhjen me kohë të provave për procedurë penale. Në nivel operativë, janë shqyrtuar edhe aspektet tjera për zbatimin e lehtësuar të raporteve të revizionit në procedurën penale.

Të dy institucionet ranë dakord që në periudhën e ardhshme të hartojnë plan të përbashkët me aktivitete specifike që duhet të realizohen deri në fund të vitit, të cilat përfshijnë edhe monitorimin dhe informacionet kthyese për veprimin ndaj raporteve të revizionit, si dhe edukimi i prokurorëve publik për metodologjinë dhe qasjen e punës në përgatitjen dhe përmbajtjen e raporteve përfundimtare të revizionit.   

Kryerevizori shtetëror dhe Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut u pajtuan se në periudhën e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të përbashkët për bashkëpunim, komunikim ndërmjet ESHR-së dhe Prokurorisë Publike është avancuar dhe përmirësuar ndjeshëm, por ekziston edhe mundësia e forcimit të mëtejshëm. Aktivitetet e ndërmarra tashmë përfshijnë emërimin e personave për komunikim nga të dy institucionet, si dhe mbajtjen e takimeve më të shpeshta të punës ndërmjet revizorëve të autorizuar shtetëror dhe prokurorëve të cilët veprojnë në lëndët të cilat rrjedhin nga gjendjet e konstatuara dhe parregullsitë e përcaktuara në raportet përfundimtare të revizionit.