dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror në takim me ambasadorin e OBSE

20.06.2023

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizion i udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, ka takuar ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në vend.

Kryerevizori shtetëror z. Acevski në takim theksoi nevojën e vendosjes së komunikimit të qëndrueshëm dhe njëkohësisht forcimin e bashkëpunimit me OSBE-në si organizatë e shquar ndërkombëtare, qëllimi i të cilës është monitorimi dhe përcjellja e përmbushjes së prioriteteve në zhvillimin e demokracisë, veçanërisht në fushën e lirive të njeriut dhe ligjit, legjislacionit zgjedhor, forcimit të pluralizmit politik, luftës kundër korrupsionit, si dhe përmirësimin e legjislacionit.

Ambasadori theksoj se OSBE-ja i studion rregullisht raportet e revizionit të ESHR-së në drejtim të përcaktimit të gjendjes faktike me kapacitetin institucional dhe dobësitë sistematike në fushat që janë prioritet për monitorim nga OSBE-së.

Pikërisht rezultatet e arritura të ESHR-së në pjesën e revizioneve të kryera, gjendjet e identifikuara, rekomandimet e dhëna, komunikimi me publikun/transparenca në punën, janë arsyet pse OSBE-ja do t'i përgjigjet pozitivisht propozimeve dhe formave të bashkëpunimit që do ti dorëzojë ESHR-ja, të cilat janë kryesisht në fushën e financimit të partive politike, legjislacionit zgjedhor, luftës kundër korrupsionit, bashkëpunimit me Prokurorinë Publike dhe organet tjera kompetente të cilët janë kompetente për të vepruar për gjendje e identifikuara nga ESHR-ja për të cilat ekziston dyshimi për shfrytëzim joadekuat të mjeteve publike.

Duke falënderuar për pritjen e përzemërt, bisedat e hapura dhe aktivitetet e ndërsjella që do të realizohen në të ardhmen, Kryerevizori shtetëror kërkoi mbështetje e OSBE-së në procesin e miratimit të Ligjit të ri për revizionin shtetëror dhe përcaktimin e ESHR-së si Institucion Suprem i Revizionit në Kushtetutën e vendit tonë.