dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Shpërndarja e fondeve buxhetore për partitë, pa kritere të qarta

27.04.2023
Слика
ДИК 2

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
Njoftim për mediumet –

Shkup, 27.04.2023

Shpërndarja e fondeve buxhetore për partitë – pa kritere të qarta!

Është konstatuar ekzistenca e kritereve jo objektive dhe qartësisht të matshme për shpërndarjen e fondeve publike për reklamat politike të paguara dhe për shpërndarjen e fondeve shtesë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

                   

Enti Shtetëror i Revizionit realizoi revizionin e përputhshmërisë me temë: ,,Fondet e paguara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve lokale 2021’’ me qëllim që të fitohet bindje e arsyeshme nëse fondet e paguara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve lokale 2021, janë në pajtim me rregullativën ligjore dhe aktet e brendshme?   

Me revizioni e kryer në KSHZ janë konstatuar gjendjet që kanë të bëjnë me:

  • nuk është zgjedhur Sekretari i Përgjithshëm, në pajtim me nenin 30 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, personi i cili siguron udhëheqje efektive dhe efikase të shërbimit profesional, me të gjithë nëpunësit administrativ, unifikimin e punës së shërbimit profesional dhe mbështetjen e punës së kryetarit dhe të KSHZ-së;
  • KSHZ-ja nuk posedon dhe nuk disponon me hapësirë të saj të magazinës, për ruajtjen e pajisjeve të prokuruar teknike (4000 aparate biometrike për identifikimin e votuesve) të cilat përkohësisht janë vendosur në SHTËPINË e ARM-së në Shkup, hapësirë e cila është e pamjaftueshme, e përshtatshme dhe adekuate, si dhe nuk ofron siguri dhe mbrojtje për vendosjen e pajisjeve dhe aparateve të prokuruara;  
  • nuk është plotësuar vendi i punës referent i pavarur ekonom të magazinës, i cili duhet të udhëheq me magazinën e KSHZ-së, ta ruaj materialin zgjedhor, ta mirëmban inventarin e pajisjeve dhe materialit të harxhuar,gjë që krijon rrezikun e trajtimit jo adekuat dhe ruajtjen e stoqeve të materialeve zgjedhore, që mund të sjellin dëmtimin e përhershëm të tyre dhe pamundësinë e përdorimit të tyre në proceset e ardhshme zgjedhore.       

Gjithashtu, janë konstatuar edhe disa mospërputhje dhe lëshime në zbatimin e procedurës së prokurimit publik të shërbimeve - prodhim dhe shtypje të materialit zgjedhor konfidencial dhe listën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, të cilat i referohen prokurimit të mallrave dhe shërbimeve për nevojat e zbatimit të zgjedhjeve lokale 2021, të cilat shpien në ndikim të mundshëm në konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe çmimin që mund të arrihet dhe atë:    

  • është lidhur marrëveshje për prokurim publik të shërbimit - prodhim dhe shtypje të materialit zgjedhor konfidencial dhe listës zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, në shumë totale prej 53 milion denarë. Lënda e dokumentacionit të tenderit është e pandashme, e përbërë nga më shumë zëra, gjatë të cilës një pjesë nga zërat janë theksuar si konfidencial, dhe i njëjti sipas Udhëzimit për përcaktimin e llojeve të materialit zgjedhor të miratuar nga KSHZ-ja, ato konsiderohen si material zgjedhor jokonfidencial;     
  • organi kontraktues në formularin e ofertës nuk i ka specifikuar kërkesat për përcaktimin e një çmimi individual për secilin artikull veçmas sipas sasisë së kërkuar, gjegjësisht operatori ekonomik ofron çmimin total për të gjithë prokurimin, i cili nuk është në pajtim me nenin 81 paragrafi 1 të Ligjit për prokurim publik;  
  • vlera e shërbimit shprehet si vlera totale e kontratës, gjegjësisht në faturën dhe specifikacionin e shërbimit nuk shprehet çmimi individual i sasisë sipas secilit artikull veçmas, gjë që nuk është në pajtim me nenin 82 paragrafi 1 të Ligjit për prokurim publik dhe
  • gjatë zgjedhjeve, është lidhur aneks i kontratës për prokurim të një sasie shtesë të ribotimit të fletëvotimeve për anëtarët e këshillit të Komunës së Butelit për shkak të anashkalimit të bërë në simbolin e një partie politike, dhe paravanët e votimit në vlerë totale prej 1 milion denarë me çmime të dhëna për njësi, të cilat më parë nuk janë theksuar fare në kontratën themelore.  

Me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor në shkurt të 2020 është paraparë votim me zbatimin e pajisjes teknike për identifikimin e votuesit. Procedura për prokurim publik të sistemit integrues për identifikimin biometrik të votuesit me shumën totale prej 679 milion denarë pa TVSH, u pasua me ankesa dhe padi në lidhje me dokumentacionin e tenderit dhe specifikimin teknik të cilat u refuzuan si të pa baza nga Komisioni Shtetëror i ankesave për prokurimet publike dhe Gjykata Administrative.

Me revizionin janë konstatuar gjendje që krijojnë rrezik pajisjet e parapara për identifikimin biometrik të votuesve në KSHZ të mos dorëzohen në pajtim me dokumentacionin teknik dhe të tenderit, gjegjësisht: 

  • nga katër ofertat e dorëzuara të operatorëve ekonomik, vetëm një i ka plotësuar kushtet plotësisht të dokumentacionit teknik dhe të tenderit, ndërsa me përzgjedhjen e të njëjtit si ofertues më i favorshëm, dy anëtarë të Komisionit për zbatimin e prokurimit publik nuk janë pajtuar,
  • procesverbali i pranimit cilësor dhe sasior të 200 kompleteve të aparateve biometrike, procesverbali i testit të pranimit të sistemit për identifikimin biometrik të votuesit, në të cilën është theksuar se kanë qenë të pranishëm dhjetë persona nga KSHZ-ja dhe nëntë nga bartësi i prokurimit, por të njëjtit nuk janë nënshkruar në të dhe procesverbali për dinamikën e marrjes së aparateve biometrike, janë të nënshkruara vetëm nga kryetari i KSHZ-së, dhe jo edhe nga personi i autorizuar për kryerjen e pranimit cilësor dhe sasior;

  • janë dorëzuar njoftimet nga pesë persona të theksuar si të pranishëm në Procesverbalin për testin e pranimit deri te Kryetari dhe anëtarët e KSHZ-së, në të cilat theksojnë se në takimin që janë ftuar gojarisht, është shfaqur vetëm prezantimi power point në të cilën u prezantuan në mënyrë të përmbledhur aktivitetet e kryera deri në atë moment dhe se nuk është konstatuar funksionimi dhe vënia në punë e sistemit dhe e njëjta nuk përbënte test për ta pranuar sistemin si dhe nuk është kryer pranimi teknik cilësor i sistemit;

  • është përgatitur Raport për aktivitete e zbatuara për prezantimin dhe përdorimin e AIBV para zbatimit të Zgjedhjeve Lokale 2021, por prej dy anëtarëve të trupi koordinues për TIK dhe sigurisë në KSHZ, është dorëzuar njoftim me rekomandime për të bërë një pranim cilësor teknik të aparateve me të cilën do të konfirmohet përputhshmëria e aparateve dhe sistemit në tërësi me kërkesat minimale teknike në prokurim;

 

  • në shtojcë të Procesverbalit për  kryerjen e pranimit sasior dhe cilësor nuk ka asnjë dokumentacion shtesë që do të konfirmonte pranimin cilësor të sistemit të integruar për identifikim biometrik të votuesit në tërësi, që nuk është në përputhje me pikën 7.8 Pranimi cilësor dhe sasior i dokumentacionit të tenderit në të cilën është theksuar se gjatë pranim-dorëzimit përcaktohet cilësia dhe sasia e mallit të dorëzuar dhe nuk është në përputhje me nenin 23 të kontratës së lidhur në të cilën është paraparë se pranimi cilësor dhe sasior përcaktohet nga personi i autorizuar i palëve të kontraktuar gjatë pranim-dorëzimit të mallrave.

Me miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor nga 16.09.2021 (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ numër 215/22) janë kryer ndryshime te neni 76-d paragrafi 5 me të cilën është përcaktuar shuma e fondeve totale që do të sigurohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për reklamim politik të paguar dhe shpërndarjen e tyre sipas pjesëmarrësve individual në fushatën zgjedhore. 

Në bazë të kritereve të cilat do të zbatohen gjatë shpërndarjes së këtyre fondeve sipas pjesëmarrësve individual në fushatën zgjedhore, është përcaktuar shpërndarja e mjeteve totale sipas marrëveshjes të mëparshme me shkrim në mënyrën si vijon:

-             më së shumti 45% të fondeve mund ti shfrytëzohen nga dy partitë politike më të mëdha nga pozita, të cilët kanë fituar më shumti vota në zgjedhjet e fundit për deputetë në Kuvend;

-             më së shumti 45% të fondeve mund të shfrytëzohen nga dy partitë politike më të mëdha nga opozita, të cilët kanë fituar më shumti vota në zgjedhjet e fundit për deputetë në Kuvend;

-             më së shumti 7% të fondeve mund të shfrytëzohen nga partitë politike në Kuvend të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë nuk fituan deputet të mjaftueshëm për të formuar grup deputetësh dhe

-             më së shumti 3% të fondeve mund të shfrytëzohen nga partitë politik të cilët nuk përfaqësohen në Kuvend  ose kandidat. 

Me analizën e kryer të zbatimit të dispozitave të lartpërmendura, revizioni i ka konstatuar këto gjendje:

 

-             shpërndarja e fondeve totale në shumë prej rreth 323 milion denarë të paguara për reklama politike të paguara sipas parimit 45%, 45%, 7% dhe 3%, nuk siguron kritere objektive dhe të arsyeshme për shpërndarjen e fondeve publike, duke u dhënë avantazh të konsiderueshëm partive më të mëdha parlamentare, duke i kufizuar mundësitë e partive të tjera dhe kandidatëve të pavarur për të prezantuar programet e tyre tek radiodifuzerët, mediat elektronike dhe të shkruara dhe

    

-             me mënyrën e përcaktuar për caktimin e 1 (një) euro shtesë në kundërvlerë në denarë pa llogaritur TVSH-në për votues të regjistruar në territorin e komunës ku zhvillohet rrethi i dytë i votimit për zgjedhjet lokale, mungon përcaktimi i kritereve të qarta nëse fontet shtesë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të sigurohen nga votuesit total të regjistruar në territorin e komunës në të cilën zhvillohet rrethi i dytë i votimeve, pavarësisht nga ajo nëse pjesëmarrësit në procesin zgjedhor paraqiten me kandidat të tyre në komunat ku zhvillohet rrethi i dytë i votimit.    

Në grafikun e mëposhtëm është shfaqur shpërndarja e fondeve të paguara për reklamimin politik të paguar: 

 

slika_1

 

Në pjesën e Theksimit të çështjeve të pasigurisë dhe vazhdimësisë është theksuar gjendja e cila i referohet se edhe përkundër asaj që dy pjesëmarrës në fushatën zgjedhore te bartësit e qarkullimit pagesor nuk kanë hapur llogari transaksioni me tregues ‘’për fushatën zgjedhore’’, komisioni kompetent zgjedhor ka miratuar aktvendim me të cilin konfirmohen listat e kandidatëve për zgjedhje të kryetarëve të komunave, gjegjësisht zgjedhjen e anëtarëve të këshillit dhe mundëson i njëjti të merr pjesë në procesin zgjedhor.     

Në pjesën e Çështjeve të mbetura, revizioni e konsideron të nevojshme sygjerimin për nevojën e:

  • rregullimi i nenit 76-d të kodit Zgjedhorë duke përcaktuar kritere të matshme në pjesën e fondeve të shpërndara dhe të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut të dedikuara për reklamimin politik të paguar;
  • përcaktimi i dispozitave që do të rregullojnë nëse një koalicion apo parti politike mund të mbështesë një kandidat të pavarur – grup të zgjedhësve dhe të përdorë fondet e ndara për reklama politike të paguara për kandidatin e pavarur – grup të zgjedhësve, nëse mundet në çfarë kushtesh dhe në çfarë mënyre dhe nëse me këtë mbështetje ka të drejtë të përdorë fondet që i takojnë si kandidat i pavarur;

  • përcaktimi i organit kompetent për monitorimin dhe raportimin e përfaqësimit mediatik zgjedhor të mediave elektronike (portalet e internetit);

  • të plotësohet neni 76-d paragrafi 11 të Kodit Zgjedhorë dhe të parashihet vendosja e sistemit interoperabil për shkëmbimin dhe kontroll të të dhënave për aktivitet të banderolëve në të cilat do të kyçen të gjithë palët e interesuar;
  • të rregullohen kushtet dhe kriteret të cilat janë të nevojshme për ti plotësuar mediat elektronike që të kenë mundësi të aplikojnë për reklama politike në KSHZ;

  • të përcaktohen kriteret të qarta dhe të sakta për shpërndarjen e fondeve buxhetore të dedikuara për reklamim politik të paguar në mediat elektronike (portale interneti) dhe

  • nevoja për aktvendim ligjorë për shfrytëzimin e fondeve financiare nga ndarja MF-Funksione të shtetit si plan financiar (e drejta për shpenzim) me të cilën mundësohet miratimi dhe pagesa e fondeve për dedikimet të cilat mund të planifikohen në fazën e përgatitjes së Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në kuadër të buxhetit të KSHZ-së për plotësimin e detyrimeve ligjore të lidhura me procesin zgjedhor.  

Press kontakti:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203 [email protected]

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]к