dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Thellim i bashkëpunimit me Drejtorinë e policisë financiare

31.03.2023
Слика
Потпишување на Меморандумот за соработка

Me Memorandum për bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Revizionit dhe Drejtorisë së policisë financiare, vendoset bashkëpunimi për çështjet që janë me interes të përbashkët të cilat bazohen në kompetencat e tyre ligjore. 

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare, z. Goran Ivanov, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim dhe përforcim komunikimit ndërinstitucional. 

Qëllimi i memorandumit të nënshkruar është përforcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimit të cilësisë së komunikimit të ndërsjellë në mënyrë që të sigurohet veprim në kohë, i përshtatshëm dhe efikas për gjetjet e përcaktuara në raportet përfundimtare për revizionet e kryera në procesin pas revizionit.      

Të dyja palët përkushtohen dhe shprehin gatishmërinë e tyre për të vepruar bashku në drejtim të sigurimit të komunikimit në kohë, drejtpërdrejt dhe reciprok me qëllim shkëmbimin e informacioneve thelbësore të lidhura me gjetjet, mendimet, konkluzionet dhe rekomandimet e përfshira në raportin përfundimtar të revizorit.      

Gjithashtu, bashkëpunimi ndërinstitucional do të thelohet edhe në aspekt të bashkëpunimit mes ekipeve profesionale nga revizor shtetëror dhe persona autorizuar zyrtar për kryerjen e kompetencave të përcaktuara me ligj të dy institucioneve, përgatitjen e projekteve të përbashkëta, si dhe transparencën  në trajtimin e raporteve përfundimtare të revizorit në pajtim me procedurat e përcaktuara për trajtim.