dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Niveli i rritur i të ardhurave burimore nuk i plotëson nevojat e Fondit të SPI-së për pagesën e përfitimeve sociale

28.03.2023
Слика
ПИОМ

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediumet-          

Shkup, 28.03.2023

 

Niveli i rritur i të ardhurave burimore nuk i plotëson nevojat e Fondit të SPI-së për pagesën e përfitimeve sociale

Të ardhurat e rritura nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e deficitit për pagesën e përfitimeve sociale në vitin 2021 të cilat ndahen nga Buxheti dhe marrin pjesë me 37,5% në të ardhurat totale të Fondit   

Revizorët konstatuan se edhe në vitin 2021 nuk janë tejkaluar gjendjet e konstatuara nga vitet paraprake për të cilat revizori në vazhdimësi njofton, ndërsa i referohen mungesës së kuadrit të trajnuar dhe profesionist për aktuarë dhe largimi permanent i punonjësve nga sektori i TI-së dhe revizioni i brendshëm që ndikon në zhvillimin e kapaciteteve aktuariale dhe të parashikueshme pensionale, funksionimin e sistemit të informacioneve dhe përditësimin e të gjitha sistemeve të vendosura dhe efektivitetin e sistemit të kontrollimeve të brendshme.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare bashkë me revizionin e pajtueshmërisë të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi) për vitin 2021.

Me revizionin e kryer për vitin 2023 revizorët shprehën mendimin rezervë në lidhje me paraqitjen e vërtetë dhe objektive të gjendjes financiare dhe rezultateve nga aktivitetet financiare, si dhe për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore relevante, udhëzimeve dhe politikave të vendosura për vitin 2021.

Në raportin e publikuar të revizorit, revizorët konstatuan:

    • dobësi në ruajtjen dhe arkivimin e të dhënave në evidencën e amzës që e pamundësojnë konfirmimin e besueshmërisë dhe plotësinë e të dhënave të regjistruara, të nevojshme për realizimin e të drejtave për sigurimin pensional dhe invalidor (SPI);   
    • mjete të pashpërndara të llogarisë së pagesave nga arkëtimi i kontributit për SPI për shkak të mosmarrjes së të dhënave adekuate për punësimin dhe regjistrimin e tatimpaguesve, si dhe gabime gjatë futjes nga ana e institucioneve të tjera, Fondi nuk mund t’i shfrytëzojë, për këtë arsye të siguruarit të cilëve u referohen këto pagesa nuk mund t'i realizojnë të drejtat e tyre nga SPI-ja në shumën e plotë;                                                                                                                                                                                                                                                                  
    • informata të dorëzuara jo në kohë nga institucionet kompetente për ndryshimin e statusit të të siguruarve që ka për pasojë pagesë të pabazuar të pensioneve, për të cilat janë evidentuar kërkesat nga qytetarët dhe përqindja e ulët e kthimit të më shumë mjeteve të paguara.

Raporti i revizorit udhëzon në çështjet kryesore të pasigurisë dhe vazhdimësisë, si dhe çështjet e tjera që i referohen: 

    • mjeteve të tërhequra në mënyrë të pabazuar nga llogaria e Fondit nga ana e përmbaruesve në bazë të urdhëresave të përmbarimit, në të cilat si debitorë paraqiten shfrytëzuesit e pensionit, si dhe kryerja e vazhdueshme e aktiviteteve nga ana e Fondit të lidhura me realizimin e urdhëresave të përmbarimit;
    • strukturës dhe nivelit të të ardhurave të realizuara në periudhën raportuese, rritjen e deficitit në pagesën e të ardhurave pensionale, si dhe pasiguritë në punën e Fondit lidhur me lëvizjet inflatore dhe lëvizjet e pafavorshme demografike.                                                                                                                                                                                     

Në vitin 2021 janë realizuar të ardhura në shumë prej 81.508.271 mijë denarë me strukturën e të ardhurave që janë paraqitur në grafikën si në vijim:

 

slika 1

 

Të ardhurat burimore, respektivisht të ardhurat nga kontributi i arkëtuar për SPI në vitin 2021 janë rritur për 6.38% në krahasim me vitin paraprak 2020 dhe janë 49.289.354 mijë denarë, që paraqet pjesëmarrje prej 60.47% nga totali i të ardhurave të realizuara. Rritja e realizuar e të ardhurave në vitin 2021 edhe më tej nuk është e mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve për përfitimet sociale që, gjithashtu, shënojnë rritje nga viti në vit. Pra, shpenzimet për përfitimet sociale (pagesa e të ardhurave pensionale bashkë me kontributin për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, transferet në shtyllën e dytë pensionale dhe pensionin invalidor) në vitin 2021 janë 79.677.493 mijë denarë për gjithsej 328.570 shfrytëzues të të ardhurave pensionale, gjegjësisht përfundimisht me dhjetorin 2021 mjetet e paguara janë për 3.8% më të larta në krahasim me vitin 2020.    

 

slika_2

 

Për shkak të mungesës (deficitit) të mjeteve për pagesën e shpenzimeve për përfitimet sociale në vitin 2021 nga Buxheti i RMV-së janë transferuar mjete në shumë 30.580.301 mijë denarë, ndërsa pjesëmarrja e këtyre mjeteve në të ardhurat totale të Fondit shënon ulje në krahasim me vitin 2020 dhe është 37.5%, prej të cilave 29% janë për mbulimin e deficitit rrjedhës për pagesën e pensioneve.    

Revizioni e thekson ndikimin e strukturës së pavolitshme demografike të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që ishin konfirmuar me Regjistrimin e zbatuar të popullsisë, si dhe ndikimin e lëvizjeve inflatore rrjedhëse me të cilën është kapluar vendi dhe bota dhe ndikimin e tyre mbi punën e Fondit duke pasur parasysh obligimin ligjor të bëhet harmonizimi i lartësisë së të ardhurave pensionale me indeksin e shpenzimeve për jetesë dhe rritjen e pagave.

Si rezultat i të theksuarës, pritet shikuar në afat të gjatë, puna financiare e Fondit të vazhdojë të jetë ngarkuar me problemin rrjedhës të deficitit të rritur që mbulohet me transferet nga Buxheti i RMV-së.

Është e nevojshme që Fondi të ndërmerr aktivitete në bashkëpunim me institucionet kompetente për sigurimin e: kapaciteteve të nevojshme kadrovike për funksionimin e vazhdueshëm të njësisë së revizionit të brendshëm dhe Sektorit të TI-së. Të ndërmerren aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve aktuariale dhe të parashikueshme pensionale nëpërmjet aktiviteteve të koordinuara për miratimin e zgjidhjeve ligjore të cilat do të kontribuojnë në uljen e masës së parave për pagesën e shpenzimeve për përfitimet sociale, si dhe në pjesën e përcaktimit të kontributit nga SPI-ja dhe arkëtimin e plotë të tij si një nga segmentet për stabilizimin e sistemit pensional që do të ndikonte në uljen e pjesëmarrjes së transfereve nga Buxheti i RMV-së në të ardhurat totale të Fondit.

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]