dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Të realizuara 52% e aktiviteteve për reformën e administratës publike

16.03.2023
Слика
јавна администрација

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet
-

Shkup, 16.03.2023

 

Të realizuara 52% e aktiviteteve për reformën e administratës publike

Anulimi i miratimit të ligjeve të reja kyçe, prolongimi i procesit të riorganizimit të organeve shtetërore, realizimi jo i plotë i aktiviteteve të planifikuara dhe kapaciteti i pamjaftueshëm i kuadrit

Duke pasur parasysh se sipas Metodologjisë re për anëtarsim në BE, reforma në administratën publike është fushë që është pjesë e proceseve të negociatave në kuadër të Klasterit -Vlerat Fundamentale, Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë Reforma në administratën publike, për t’iu përgjigjur pyetjes:   

“A sigurojnë  aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente, zbatim efikas të Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022

Me revizion janë konstatuar gjendjet si vijojnë:

  • afatet për miratimin e ligjeve kyçe për zbatimin e reformave në administratën publike vazhdimisht anulohen. Procedura për miratimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ dhe Ligji për shërbimin e lart udhëheqës ka filluar në vitin 2019 dhe e njëjta vazhdon akoma;     
  • emërimi i shpeshtë i ushtruesve të detyrës – u.d. drejtorëve. Në periudhën prej 2018 deri 2021, 52% nga numri total i personave të emëruar udhëheqës janë u.d. drejtorë ose zëvendës të tyre, zgjedhja e të cilëve është pa shpallur konkurs publik, që ndikon në profesionalizmin e shërbimit të lartë udhëheqës, menaxhim të mirë në institucionet e sektorit publik dhe e zvogëlon llogaridhënien e procedurës për përzgjedhjen e personave udhëheqës të institucioneve;   
slika_1

 

  • mungesë e dokumenteve për mënyrën e planifikimit dhe përpilimit të strategjisë, për faktin se e njëjta nuk është pjesë e arkivit të MSHIA-së, ndërsa personat që kanë menaxhuar me këtë proces nuk janë më të punësuar në MSHIA, me çka nuk sigurohet memoria institucionale për procesin; 
  • është miratuar plani i veprimit i rishikuar për zbatimin e strategjisë, me të cilin janë kryer ndryshime 33% aktiviteteve planifikuara, janë përcaktuar aktivitete të reja, janë kryer ndryshime në afatet e zbatimit dhe të indikatorëve për matjen e suksesit, si dhe është zvogëluar ahuma e mjeteve të planifikuara financiare,
  • për sa i përket kapaciteteve të kuadrit për përmbushjen e qëllimeve reformatore,  janë konstatuar ndryshme të shpeshta, ekipimi i pamjaftueshëm i kuadrit, realizim jo plotë kompetencave të trupave përgjegjës për procesin e reformave, si dhe komunikim dhe koordinim joefikas vertikal dhe horizontal i të gjithë pjesëmarrësve në proces;  
  • Këshilli për reforma në administratën publike është trupi më i lartë politik për koordinim të aktiviteteve. Në periudhën prej 2018 - 2022 janë kryer gjashtë ndryshime në përbërjen e tij, si pasoj e ndryshimeve të vazhdueshme strukturore në Qeveri, me vetëm shtatë takime të mbajtura në periudhën katërvjeçare, kurse prej korrikut të vitit 2021 deri në fund të 2022, më shumë se një vit e gjysmë, nuk është mbajtur seancë e re;  
  • gjithsej mjetet e planifikuara për zbatimin e masave të Strategjisë janë 1.802.140 mijë denarë, gjegjësisht rreth 30 milion euro, me pjesëmarrjen më të madhe mbi 56% të siguruara nga fondet dhe instrumentet e BE-së;
  • nga 205 aktivitete të planifikuara janë realizuar vetëm 106 aktivitete që paraqet realizim prej 52%.
slika_2

 

  • nuk është realizuar transparenca, llogaridhënia dhe monitorimi i mjeteve financiare të shpenzuaar në buxhetin e shtetit, sepse përveç MSHIA, institucionet e tjera nuk kanë hapur nënprogram të veçant në kuadër të programit Qeveritar K – Reforma në administratën publike;    
  • nuk është kryer vlerësimi i plotë i efikasitetit të procesit të reformës në administratën publike, nga gjithsej 79 indikator të paraparë, janë matur vetëm 28 indikator për matjen e suksesit të aktiviteteve, respektivisht vetëm 35%;
  • MSHIA nuk ka vendosur evidencë të sistematizuar për secilin aktivitet nga strategjia, si dhe raportet gjysmëvjetore dhe vjetore nuk përmbajnë të dhëna për mjetet e planifikuara dhe të realizuara,  
  • raporti i katërt vjetor nga viti 2021 nuk përmban pasqyrë të plotë financiar dhe është dhënë analizë vetëm për mjetet e shpenzuara në vlerë prej 1.111.359 mijë denarë, gjegjësisht për rreth 18 milion euro, që paraqet 61% nga mjetet totale të planifikuara për periudhën 2018-2022;  
  • nuk është vendosur sistem i TI-së për monitorim, vlerësim dhe njoftim për aktivitetet reformuese, me çka nuk janë krijuar kushtet për mbledhjen dhe përpunimin sistematik të informacioneve dhe të dhënave për vlerësimin e zbatimit të reformave në administratën publike.                                                                              

Duke pasur parasysh se një administratë publike funksionale është parakusht për qeverisje demokratike efektive dhe transparente, për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, deri te trupat dhe institucionet kompetente për koordinim të aktiviteteve, Enti Shtetëror i Revizionit dha rekomandime që janë në funksion të përmirësimit, forcimit dhe krijimit të sistemit efikas të planifikimit, zbatimit, monitorimit, vlerësimit dhe njoftimit për realizimin e aktiviteteve në Strategjinë e re për reforma në administratën publike 2023-2030, me synim për reforma të suksesshme në administratën publike, si qëllim strategjik i shtetit.    

Press kontakti:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203 [email protected]

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]к