dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mungon sistem për shfrytëzimin e fondeve të BE-së për bashkëfinancimin e projekteve strategjike

25.01.2023
Слика
veternici

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-
Njoftim për mediumet-

Shkup, 25.01.2023

Mungon sistem për shfrytëzimin e fondeve të BE-së për bashkëfinancimin e projekteve strategjike

 Shfrytëzimi i mjeteve nëpërmjet Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF)   të imponon detyrim që të dizajnohet sistemi më efikas për shfrytëzimin dhe marrjen e tyre

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë ,,Procesi i fitimit dhe shfrytëzimit të mjeteve nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF)’’ në pajtim me Programin Vjetor të Punës me qëllim ti përgjigjet pyetjes: ‘’A është dizajnuar sistemi efikas dhe efektiv për marrjen e mjeteve nga Instrumenti WBIF - Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor?”

Qëllimi i Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF)   është të rrisë kapacitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor për financimin e infrastrukturës kyçe dhe investimeve prioritare në pajtim me prioritetet për aderim dhe për të përmisuar koordinimin e përgjithshëm të ndihmës.     

Për shkak të rolit të WBIF-së në IPA III në drejtim të absorbimit më të madh të mjeteve dhe për shkak të rëndësisë së ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor të përcaktuar në Planin e Investimeve Ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliard euro, për projekte rajonale në vlerë prej 20 miliard euro, imponohet detyrimi të dizajnohet sistem më efikas dhe ekonomik për shfrytëzimin dhe marrjen e mjeteve nëpërmjet WBIF me kornizë juridike kombëtare në të cilën qartë rregullohet roli dhe kompetencat e të gjitha institucioneve të cilët janë përfshirë në proces.     

Ndryshimi i politikës së financimit të projekteve me mjete buxhetore ose partneritet publik-privat, shkakton humbjen e mjeteve grantit të aprovuar për ndihmë teknike dhe pamundëson bashkëfinancimin e projekteve me grante investuese nëpërmjet WBIF, gjë që ndikon në zbatimin efektiv të këtij instrumenti. 

Bashkimi Evropian ndanë mjete për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore për ndihmë teknike dhe granteve investuese me publikimin e thirrjeve për aplikim. Sipas të dhënave të marra nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SEP), të publikuara në faqen e internetit të WBIF, WBIF financoi projekte në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vlerë totale prej 2,6 miliard euro, për të cilat janë aprovuar 43 grante  në vlerë prej 421,8 milion euro, gjegjësisht 391,9 milion euro për grante investuese dhe 29,9 milion euro për ndihmë teknike.    

Në fund të korrikut të vitit 2022, në kuadër të thirrjes së gjashtë investuese në të cilën janë aprovuar 576 milion euro nga Bashkimi Evropian për projektet e para për zbatimin e Planit Investues dhe Ekonomik të BE-së për Ballkanin Perëndimor, për Republikën e Maqedonisë së Veriut janë aprovuar 230 milion euro, gjegjësisht 40% nga totali i mjeteve.   

Republika e Maqedonisë së Veriut nga viti 2009 deri më vitin 2022 ka aplikuar në njëzet e tetë (28) thirrje për ndihmë teknike dhe shtatë (7) thirrje për grante investuese, prej të cilave janë aprovuar grante investuese në vlerë prej 385 milion euro për dymbëdhjetë (12) projekte. Për pjesën më të madhe të projekteve nuk është filluar investimi, nuk janë lidhur kontratat për grantet dhe ka ngecje në raport me dinamikën e planifikuar të realizimit.       

Nëse nuk përfundojnë projektet dhe nuk janë në përdorim në afatin e paraparë ekziston rreziku për humbjen e mjeteve grant ose krijimi i detyrimit për kthimin e grantit investues.   

Sistemi për marrjen e mjeteve përmes WBIF-së nuk ka përkufizim të qartë të kornizës juridike dhe institucionale me trupat dhe institucionet kompetente, kornizë juridike kombëtare përkatëse për shfrytëzimin e WBIF-së, si dhe lista e vetme e projekteve nuk jep pasqyrë të qartë juridike për projektet më të rëndësishme dhe ,,pjekura’’ strategjike në kushtet e hapësirës fiskale të kufizuar për huamarrje.

Në vitin 2015 është formuar Komiteti Investues Kombëtar dhe Lista e vetme e projekteve me çka Republika e Maqedonisë së Veriut si vend shfrytëzues i plotëson kushtet për pjesëmarrje në thirrjet për grantet investuese. 

Me revizionin është konstatuar se për shkak kushteve për aplikimin e projekteve të cilat financohen me hua nga kreditorët oficial, nuk bëhet prioritizimi i projekteve me të cilat aplikohet.

Përkatësisht, Komiteti Investues Kombëtar është përgjegjës për formimin e listës së vetme të projekteve, por nuk ka kompetenca të kryej përzgjedhjen e projekteve për aplikimin e thirrjeve për fitimin e ndihmës teknike dhe grantit investues. Shfrytëzuesit përfundimtar parashtrojnë aplikacione individuale të cilat i miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, para se të dorëzohen deri te Komisioni Evropian.    

Republika e Maqedonisë së Veriut ka aplikuar me katër projekte investuese dhe ka fituar mbështetjen për të gjitha projekte, përkatësisht: ndërtimin e Korridorit VIII lindor (faza e tretë) në vlerë prej 155 milion euro, Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup në vlerë prej 70 milion euro dhe ndërtimin e centraleve fotovoltaike Osllomej I, Osllomej II dhe Manastir në vlerë prej 6,7 milion euro.

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]