dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

A është siguruar menaxhim i mirë me sistemet për ujitje?

11.01.2023
Слика
Користење на вода за наводнување

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
 -
Njoftim për mediumet-        

Shkup, 11.01.2023

 

A është siguruar menaxhim i mirë me sistemet për ujitje?

Politikat e miratuara, masat dhe aktivitet e ndërmarra nga ushtruesit dhe organet kompetent të veprimtarisë së ekonomisë së ujërave nuk sigurojnë përdorim racional dhe efikas të ujit për ujitje dhe menaxhim të mirë me sistemet për ujitje   

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temën ,,Përdorimi i ujit për ujitje’’ në pajtim me Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022, me qëllim ti përgjigjet pyetjes: ,,A është siguruar menaxhim i mirë me sistemet për ujitje?’’.

Është konstatuar se politikat e miratuara, masat dhe aktivitet e ndërmarra nga ushtruesit dhe organet kompetent të veprimtarisë së ekonomisë së ujërave nuk sigurojnë përdorim racional dhe efikas të ujit për ujitje dhe menaxhim të mirë me sistemet për ujitje.

Pjesa më e madhe e fondeve në dispozicion nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut 92,2 milion euro dhe nga kreditë 193 milion euro, janë të dedikuara për ndërtimin e hidrosistemeve shumëpërdorimëshe dhe rikonstruksioni i sistemeve për ujitje, njëkohësisht në pjesën të madhe është shpërfillur mirëmbajtja e vazhdueshme të sistemeve ekzistuese të vjetërsuara dhe pjesërisht jofunksionale, për këtë arsye 2/3 nga sipërfaqja bujqësore ujitet jashtë sistemeve ose nuk faturohen, që ndikon në të ardhura më pak të realizuara të ushtruesve të veprimtarisë së ekonomisë së ujërave dhe të Buxhetit të shtetit, sepse për ujitje të tillë nuk arkëtohet kompensimi i ujit, dhe as kompensimi për të drejtën e ujit për ujitje.         

Nga ana tjetër për shkak të fillimit të aktiviteteve jo me kohë dhe dinamikës së ulët, janë paguar provizione për mjetet e papërdorur nga kreditë në shumë prej 272 mijë euro.     

Plotësuese çmimet  në bazë të të cilave faturohen shërbimet e ujitjes nuk sigurojnë qëndrueshmëri, respektivisht mbulimin e shpenzimeve për mirëmbajtje të vazhdueshme të sistemeve dhe ngarkesa proporcionale të përdoruesve, ndërsa mënyra e vendosur e faturimit nuk siguron arkëtim dhe përcaktim të plotë të kompensimeve.

SH.A Ekonomia e Ujërave në vitet 2019 dhe 2021 në menyrë disproporcionale janë planifikuar sasi të larta të ujit, ndërsa janë treguar edhe sasi më të mëdha të konsumuara, dukshëm mbi atë që nevojitet realisht për ujitjen e sipërfaqeve të planifikuara, që sjellë në humbje të ujit gjegjësisht humbje e të ardhurave prej më së paku 3.6 milionë euro, ndërsa në të njëjtën kohë shterimi i tepërt i burimeve ujore, duke pasur parasysh se ujitja është konsumatori më i madh i ujit në vend.

Nga revizioni i kryer është konstatuar se rregullativa ligjore është zbatuar në mënyrë jo të plotë dhe pa shprehur, gjegjësisht janë përcaktuar kompetencat për më shumë institucione për aspekte të ndryshme të menaxhimit me ujërat pa mënyrën të rregullt komunikimi të ndërsjellët. Modeli i centralizuar aktual i menaxhimit nuk i ka dhënë rezultatet e pritura dhe nuk është siguruar ekonomizim, konsumim, funksionim dhe mirëmbajtje ekonomike e sistemeve për ujitje.

Është konstatuar ndarja e pabarabartë e mjeteve dhe shkallës së ulët të realizimit të projekteve nga Plani për investime në infrastrukturën e ekonomisë së ujërave për periudhën 2015-2025 me të cilën janë paraparë investime në ekonomin e ujërave në vlerë prej 19,88 miliardë denarë ose mbi 323 milion euro. Nga gjithsej investime të kontraktuara në vlerë prej 5,7 miliardë denarë, deri më qershor të 2022 janë paguar 3,3 miliardë denarë, që është 16% nga të parashikuara.

slika_1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu është konstatuar se në mungesëkritereve objektive për zgjedhjen e projekteve të cilët do të financohen nga mjetet buxhetore, është dhënë prioritet realizimit të projekteve për ndërtimin e tri rajoneve, ndërsa për të tjerat nuk janë siguruar mjetet, ndërsa për rehabilitimin e digave dhe sistemeve për ujitje janë dedikuar vetëm 1% nga mjetet e siguruara.

slika_2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Është konstatuar realizimi i ngadalësuar dhe përmbushje jo e plotë e qëllimeve për ndërtim dhe rekonstruksion të infrastrukturës së ekonomisë së ujërave në vend me mjete nga huat te bankat e jashtëm ose institucionet ndërkombëtare financiare, me të cilët janë lidhur kontratat për hua në shumë prej 11,8 miliardë denarë ose përafërsisht 193 milion euro.

slika_3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sistemet për ujitje janë të vjetërsuar dhe për shkak të periudhës së gjatë të mirëmbajtjes së parregullt të njëjtit fundosen dhe gjenerojnë humbje të mëdha të ujit. Edhe kundër përpjekjeve të parakohshme të cilat i bëjnë punonjësit në filialet, në kushte të mungesës së mjeteve financiare, personalit, mekanizmave, pajisjeve dhe pjesëve rezerve nuk janë në gjendje ti realizojnë aktivitete e planifikuara për mirëmbajtjen dhe të sigurojnë funksionim të plotë të sistemeve.        

Sipas Komisionit për digat, është e nevojshme riparimi urgjent i disave nga digat me të cilat menaxhon SH.A Ekonomia e Ujërave, të cilët një periudhë të gjatë nuk janë mirëmbajtur dhe riparuar dhe nuk është ndjekur siguria dhe stabiliteti i tyre, ndërsa disa nga ato janë lëshuar deri në nivelin që i bën të dëmtuar me rrezik të papranueshëm për mjedisin

Me programet buxhetore janë ndarë mjete për investimet tjera në infrastrukturën e ekonomisë së ujërave, ku shkalla e realizimit të aktiviteteve të planifikuara është shumë e ulët, për shkak të zbatimit joefikas të procedurave për prokurime publike nga ana e SH.A Ekonomia e Ujërave.  

Me revizionin është konstatuar se nuk ka informacione sinkronizuese për shkallën e përdorimit dhe për nevojat reale të sistemeve për ujitje. Nga ana tjetër, gjendja e keqe e sistemeve për ujitje ka sjellë deri në nivelin e përdorimit të pamjaftueshme, ndërsa në të njëjtën kohë 2/3 e sipërfaqes bujqësore ujitet jashtë nga të tjerët ose nuk janë faturuar nga ushtruesit e veprimtarisë së ekonomisë së ujërave, që është e pamundur arkëtimi i kompensimeve për të drejtën e ujit dhe ujitjes.

slika_4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk ka evidencë të kompletuar dhe azhurnuar të lejeve të lëshuara për të drejtën e ujit, një sasi e madhe nga uji për ujitje përdoret pa siguruar leje, dhe njëherazi nuk ka sistem për ndjekjen e gjendjes konsumimit dhe gjendja e bilancit të ujit në vend, që veçanërisht është theksuar me rezervat e ujit nëntokësorë. SH.A Ekonomia e Ujërave ka siguruar 13 leje për të drejtat e ujit të cilat i referohen vetëm për një pjesës të sistemeve dhe akumulacioneve më të mëdha për ujitje, dhe në të njëjtën kohë ka siguruar 64 leje për nxjerrjen e rërës, zhavorreve dhe gurëve nga lumenjtë, që udhëzon në prioritet të përcaktuara joadekuate.         

SH.A Ekonomia e Ujërave duke përfshirë edhe vitin 2021 nuk ka kryer pagesë në dobi të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të kompensimit për përdorimin e ujit në më shumë mënyra, në shumën totale prej 30,15 milion denarë, për çka për disa nga këto detyrime me MMJPH-së është lidhur Kontratë për pagesën të gjobës me kusht, në pajtim me të cilën janë paguar 2,17 milion denarë, por edhe më tej nuk kryet pagesa e detyrimeve të bëra aktualisht për kompensimet.   

SH.A Ekonomia e Ujërave në vazhdimësi planifikon mbi 7.000m³ ujë për hektar sipërfaqe, edhe pse norma për ujitjen e kulturave të cilët kërkojnë ujitje më intensive është 4.788m³ ujë për hektar, ndërsa shumica e kulturave kërkojnë më pak ujë. Nga ana tjetër, në vazhdimësi theksohet se rreth 20% sipërfaqe më pak nga të planifikuarit, ndërsa janë treguar disa herë më shumë sasi  të ujit të konsumuar nga të planifikuarit për të njëjtit sipërfaqe. Kjo, në pjesën më të madhe është rezultat i kontrollit të pavendosur të shpenzimit të ujit, gjendja e keqe në të cilën gjenden sistemet dhe planifikimi joadekuat.  

slika_5

 

 

 

 

 

     

 

 

 

 

 

 

Kompensimi për ujit arkëtohet në vlerë fikse sipas kulturës dhe sipërfaqes së lajmëruar, gjegjësisht nuk mirët parasysh sasia e harxhuar reale e ujit, kjo gjendje do të thotë se uji i harxhuar më shumë paraqet humbje, respektivisht për të njëjtën nuk arkëtohen të ardhurat. Kjo gjendje është theksuar veçanërisht në vitet 2019-2021 kur janë harxhuar mbi 451 milion gjegjësisht 92 milion m3 ujë mbi të planifikuarën.   

Me atë ujë, të llogaritur sipas normës së lartpërmendur në dy vitet do të mund të sigurohej ujitje intensive i 113 mijë hektarëve shtesë, që të llogaritur sipas çmimi më të ulët prej 2 mijë denarë për hektar, është më së paku 226 milion denarë ose rreth 3.6 milion euro humbe të të ardhurave. 

SH.A Ekonomia e Ujërave ka shuma të larta të kërkesave të pa arkëtuara nga përdoruesit e shërbimeve të tyre dhe detyrime të pa paguara kundrejt shtetit të cilat arrinë shumën prej 56,6 milion denarë, si dhe drejt furnizuesve dhe punonjësve. Disa nga ndërmarrjet publike të Ekonomisë së Ujërave, të cilëve hidrosistemet e tyre janë të pa rindërtuara dhe nuk funksionojnë në kapacitet të plotë ballafaqohen me mungesë të vazhdueshme të mjeteve financiare për punë të rregullt dhe për servisim të detyrimeve kreditore, për këtë arsye përdorin mjete nga Buxheti i shtetit. Në të njëjtën kohë ushtruesit e veprimtarisë së ekonomisë së ujërave realizojnë humbje të vazhdueshme nga puna të cilët për tri vitet e fundit shuma është mbi 1,3 miliardë denarë ose mbi 20 milion euro.    

Menaxhimi dhe gjendja e keqe e sistemeve, sjellë edhe deri në ngarkesë shtesë financiare të ofruesit të shërbimeve për ujitje për arsye të pagesës së dëmeve dhe padive nga përdoruesit në bazë të tharjes ose vërshimeve të plantacioneve dhe mbjelljeve.    

Në vitin 2022 NP Strezhovë ka paguar rreth 61 milion denarë në bazë të demit ose përafërsisht 1 milion euro, ndërsa SH.A Ekonomia e Ujërave zhvillon procedura gjyqësore në bazë të dëmeve në shumë prej 142 milion denarë ose përafërsisht rreth 2,3 milion euro.

Për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të institucioneve kompetente për mbikëqyrje inspektuese dhe profesionale nuk munden të përcaktohen në kohë mosrespektimi i rregullativës ligjore gjatë përdorimit të ujit për ujitje dhe ndërmarrin masa për tejkalimin e tyre. 

Me revizion është përfshirë periudha prej vitit 2019 deri vitin 2021, ndërsa janë treguar edhe gjendjet të cilat kanë ndodhur më parë dhe më pas deri ditën e njoftimit për revizionin e kryer.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203

[email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]