dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në vendin tonë nuk është mjaft efikase

04.01.2023
Слика
Локалитетот Стоби

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediume- 

Shkup, 04.01.2023

 

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në vendin tonë nuk është mjaft efikase

Masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente nuk janë të mjatueshme dhe efikase për ti realizuar revitalizimin dhe mbrojtjen e nevojshme të trashigimisë së patundshme kulturore

 

Revizorët konstatuan:

  • Mungesa e kujdesit të rregullt, mirëmbajtjes, sigurimit dhe masave për mbrojtje të menjëhershme nga ana e pronarit dhe institucionit kompetent për mbrojtje të cilat kontribuojnë në dëmtimin, humbjen, shkatërrimin dhe rritjen e shpenzimeve për funksionimin aktiv dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe
  • nuk janë siguruar kritere të qarta dhe objektive për mënyrën e financimit të trashëgimisë së patundshme kulturore dhe ndarjen e fondeve për institucionet kompetente, që e kufizon mundësinë e mbrojtjes në kohë dhe përkatëse pasurive të patundshme.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temën ‘’Efikasiteti i politikave dhe masave për mbrojtje, menaxhim dhe revitalizim të trashëgimisë së patundshme kulturore’’ në pajtim me Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022.  

Qëllimi i revizionit të kryer është ti përgjigjet pyetjes: ,,A sigurohet realizimi i mbrojtjes efikase të trashigimisë së patundshme kulturore me kornizën e përhershëm juridike, mënyra e vendosur e mbajtjes së evidencës, financimi i aktiviteteve dhe masat e ndërmarra të institucioneve kompetetnte për identifikim, mrojtje dhe mbikqyrje?’’ në drejtim të ritjes së efikasitetit të masave dhe aktivitetetve të institucioneve kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë së patundshme kulturore, si vlerë themlore e shtetit që mbrohet në të gjitha rrethanat.     

Trashëgëmia kulturore si themel i identitetit kulturor dhe nacional i një popullit. Shteti jonë ka trashëgimi të pasur kulturor nga gjeneratat e kaluara e cila është me rëndësi të pavlerësushëm, që duhet të mbrohet, ruhet dhe mirëmbahet si investim i përhershëm për gjeneratat e ardhshëm.  

Përfshirja dhe provat të cilët janë siguruar në bazë të zbatimit të teknikave dhe metodologjisë nga ana e revizionit ofron bazë për ta shprehur konkluzionin si vijon:

Është arritur bindje e arsyshme se masat dhe aktivitet për mbrojtjen, menaxhimin dhe revitalizimin e trashëgimisë së patundshme kulturore të cilat janë ndërmarrë nga ana e institucioneve kompetente nuk janë të mjaftueshme dhe efikase për tu realizuar revitalizimi dhe mbrojtja e nevojshme dhe krijon rrezik real për ruajtje të përhershëm të trashëgimisë së patundshme kulturore për gjeneratat e ardhshëm.  

Me revizionin e kryer është konstatuar:

  1. parregullsi dhe mos harmonizim i caktuar me rregullativën e lidhur ligjore, si dhe mos zbatimi i vendimeve ligjore në praktik të cilët i vështirësojnë procedurat për mbrojtjen e mënjëhershëm të trashëgimisë kulturore.   
  2. mungesa e dokumenteve planifikuese dhe strategjike kanë ndikim në përkufizimin e qëllimeve prioritare dhe parimeve, masave dhe aktiviteteve themelore për mbrojtjen dhe përdorimin e pasurive kulturore dhe përcaktimi i aktiviteteve për ruajtjen e përhershëm të vlerave kulturore dhe mbrojtjen integrues të tyre.  
  3. zbatimi jo i plotë i klasifikimit dhe rivalorizim i kryer për vetëm 18% nga numri total i pasurive të patundshme kulturore të regjistruar në shtet, vendosja jo e plotë e evidencës mbrojtëse, mos sigurimi i të dhënave të përgjithshme dhe të përditësuara në regjistrin e trashëgimisë së patundshme kulturore dhe sistem informacioni kombëtar i pazhvilluar për trashëgiminë kulturore kontribuon në mosdhënien e informacionit të disponueshëm publikisht për trashëgiminë kulturore të shtetit dhe mbrojtjen e saj.  
  4. mjete financiare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga burime buxhetore dhe të huaja për periudhën 2018-2021 janë realizuar në vlerë të përgjithshme prej 293.528 mijë denarë, gjatë së cilës mjetet buxhetore të miratuara nga Ministria e Kulturës sipas Draft-programeve për të gjitha institucionet kombëtare ulen çdo vit, e cila varion mesatarisht nga 16% në 23% në vit. Shuma e burimeve financiare të siguruara dhe ekspertëve nuk janë të mjaftueshme për zbatimin efikas të aktiviteteve për mbrojtje të drejtpërdrejtë, ndërsa alokimi jo i regullt i mjeteve për mbrojtje e kufizon mundësinë e mbrojtjes në kohë dhe përkatëse të pasurisë së patundshmërisë.

    grafikon

 

 

 

 

 

 

 

  1. marrëdhëniet e pazgjidhura pronësore-juridike, periudha e gjatë e procedurave të shpronësimit, mungesa e kujdesit të rregullt, mirëmbajtjes, sigurisë, marrja e masave për mbrojtje nga pronarët/përdoruesit dhe institucionet kompetente, kontribuojnë në dëmtimin, humbjen, shkatërrimin, rritjen e kostove të mirëmbajtjes dhe funksionimin aktiv të trashëgimi kulturore.
  2. mungesë e rëndësishme e inspektorëve, gjegjësisht ekipimit me tre inspektorë në vitin 2021 me kompetenca për kryerje të mbikqyrjes të të gjitha llojeve të trashëgimisë kulturore në gjithë teritorin e shtetit, si dhe mungesa e mbikqyrësit mbi çdo mase të marrë të mbrojtjes së drejtpërdrejtë nga ana e shërbimit inspektues, pjesërisht janë kryer mbikqyrje kontrolluese të zgjidhjeve për largimin e parregullsive dhe mosveprimi nga ana e subjekteve sipas masat e shqiptuara kontribojnë në zbatimin jokonsekuent të kushteve të përcaktuara dhe efikasitet të zvogëluar nga mbikqyrjet inspektuese, që ndikon të mos arrihen efektet e dëshiruara për mirëmbajtje, ekzistencë dhe mbrojtje efikase të trashëgimisë së patundshme kulturore.  

Për tejkalimin e gjendjeve të theksuar më lartë, deri te institucionet kompetente janë dhënë rekomandime të cilat bazohen në rezultatet nga revizioni i kryer të cilët duhet të sigurojnë:

  • ndryshim dhe plotësim, gjegjësisht miratimin e Ligjit të ri për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe harmonizim me rregullativën e lidhur ligjore;
  • përmirësimin e ekipit kadrovik të institucioneve kombëtare me persona profesional për mbrojtje të trashëgimisë së patundshme kulturore; 
  • vendosjen e sistemit funksional informativë për trashëgimi kulturore dhe regjistër nacional të trashëgimisë kulturore;
  • miratimi i fondeve për investime më të mëdha në mbrojtjen parandaluese të trashëgimisë kulturore dhe gjetja e burimeve shtesë të financimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
  • shtimi i ekipit kadrovik me inspektor për trashëgiminë e patundshme kulturore dhe rritja e efikasitetit nga mbikqyrja inspektuese nëpërmjet zbatimit të mbikqyrjes  së kontrollit inspektues sipas vendimeve të lëshuara me masa të shqiptuar.  

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203

albiona.mustafa@dzr.gov.mk

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]