dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vetëqeverisja Lokale – koha për mundësit dhe revizion

14.12.2022
Слика
Локална самоуправа – време за можности и ревизија

Në kuadër të konferencës vjetore dyditore për decentralizim dhe qeverisje lokale me temë ,,Vetëqeverisja Lokale – koha për mundësit dhe revizion’’, të organizuar nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP-së në partneritet me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale , Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mori pjesë dhe ishte panelist i ngjarjes.

Në fjalimin e tij, Kryerevizori shtetëror potencoi se Enti Shtetëror i Revizionit si institucion suprem i revizionit në vazhdimësi i thekson dobësitë sistematike në fushën e funksionimit dhe punës së njësive të vetëqeverisjes lokale.

Pastaj plotësoj se pret në periudhën e ardhshme të respektohen dispozitat e miratuara ligjore në pjesën e financimit të pushtetit lokal dhe financimit të kompetencave bartëse duke i shqyrtuar të dhënat reale, si dhe investimet serioze të resurseve njerëzore në njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Qëllimi kryesor i konferencës së mbajtur dyditore ishte nëpërmjet debateve të hapur dhe të gjerë të diskutohen qasjet dhe zgjidhjet e mundshme të cilat do të mundësojnë implementimin e suksesshëm në praktik të postulateve themelor të Programit për Decentralizim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal 2021-2026, në drejtim të ndërtimit të komunave dhe rajoneve planifikuese të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe rezistuese.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga pushteti lokal dhe qendror, përfaqësues nga institucionet kompetente, organizatat ndërkombëtare dhe qytetare, ekspert të huaj dhe të vendit.