dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim me Kuvendin e RMV-së

22.10.2022
Слика
Потпишан Меморандум за соработка со Собранието на РСМ

Në ngjarjen përmbyllëse të Tvining projektit IPA 2018 të financuar nga Bashkimi Evropian ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrja parlamentare’’, Kryetari i Kuvendit të RMV-së z. Talat Xhaferi dhe Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të RMV-së dhe Entit Shtetëror të Revizionit.

Qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim është vendosja e marrëdhënieve të qëndrueshme profesionale midis Kuvendit të RMV-së dhe Entit Shtetëror të Revizionit për mbikqyrje edhe më të mirë të shpenzimeve të mjeteve publike dhe llogaridhënie më të madhe të institucioneve të cilët financohen nga buxheti shtetëror.

Me fjalime përshëndetëse ngjarjen e hapën Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Kryetari i Kuvendit të RMV-së z. Talat Xhaferi, Ambasadori dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut SH.T. Dejvid Gir, Kryetari i Zyrës Nacionale të Revizionit të Republikës së Bullgarisë z. Cvetan Cvetkov dhe Zëvendësja e Kryerevizorit shtetëror të Zyrës Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë znj. Nedilka Rogoshiq.  

Liderët e projektit të të trija institucioneve supreme të revizionit dhe tvining partnerët, znj. Martina Jurjeviq, znj. Vjara Angellova dhe znj. Tanja Janevska, prezantuan arritjet e aktiviteteve dhe rezultateve të realizuara të projektit, duke theksuar se suksesi i arritur është rezultat i shkëmbimit të frytshëm dhe jo vetjake të përvojës dhe njohurive profesionale, si dhe sinqeritetit dhe çiltërsi maksimale në bashkëpunimin e përbashkët të tvining partnerëve.     

Në rrjedhën e aktiviteteve të projektit, janë realizuar trajnime/ punëtori për më shumë se 90 revizorë të ESHR-së, ndërsa në punën e përbashkët me kolegët e vendeve- anëtare, revizorët e ESHR-së zbatuan 15 pilot revizione në shtat fusha të revizionit. Gjithsej, në kuadër të aktiviteteve të projektit janë zbatuar 43 aktivitete dhe 145 misione të realizuara me pjesëmarrje të më shumë se 40 ekspert afatshkurtër nga Republika e Kroacisë, Bullgarisë, Estonisë dhe Spanjës.