dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori për shkëmbim të njohurive dhe përvojave

05.09.2022
Слика
Работилница ДЗР и ДУР Хрватска

Punonjësit e Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, në periudhën prej 28.08.- 02.09.2022, shkëmbyen përvojat, njohurit dhe praktikat gjatë kryerjes së revizionit shtetëror. 

Në fjalimet hyrëse, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendësja e Kryerevizorit shtetëror të Zyrës Shtetërore të Revizionit Nedilka Ragoshiq, pjesëmarrësve në punëtori ju dëshiruan sukses në punë dhe shkëmbim cilësor të përvojave dhe njohurive të cilat do të kontribuojnë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ISR-ve dhe sigurimin e vlerës së shtuar në kryerjen e revizionit shtetëror.

Në punëtorinë u shfaqen prezantime dhe diskutime cilësore nga përfaqësuesit e të dyja institucioneve me tema dhe fusha të shumta nga puna e revizionit edhe atë:

  • Risi në punën e të dyja institucioneve të revizionit;
  • Përsosmëria profesionale dhe zhvillimi i aftësive profesionale për punonjësit;
  • Dokumentet dhe planifikimi strategjik i revizioneve;
  • Transparenca, llogaridhënia dhe komunikimi me palët e interesuara dhe
  • Gjendjet kyçe të konstatuara dhe rekomandimet e dhëna nga revizionet e kryera të suksesit.

Punëtoria rezultoi me konkluzione të shumta dhe kënaqësi nga komunikimi dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i nxitur nga të dyja institucionet supreme të revizionit.