dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Të dhëna jo të plota për mbështetjen e kthyer financiare

10.08.2022
Слика
Пандемија професии и вработување

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

 - Njoftim për mediumet-        

Shkup, 10.08.2022

 

Të dhëna jo të plota për mbështetjen e kthyer financiare nga shfrytëzuesit e masave qeveritare

Si rezultat i situatës së krijuar është zvogëlimi i të hyrave në Buxhetin e RMV-së në vlerë të përgjithshme prej 1.437.005 mijë denarë, gjegjësisht rreth 23 milionë euro

 

Revizorët konstatuan se institucionet e RMV-së nuk kanë të dhëna të plota për mbështetjen ekthyer financiare nga shfrytëzuesit brenda afateve dhe shumës së përcaktuar në buxhetin e RMV-së. Sipas analizës së revizorëve, punëdhënësit dhe personat fizik, shfrytëzues të masave për subvencionimin e kontributeve dhe pagesën e pagave, kanë kthyer vetëm 29% të detyrimit të llogaritur për kthim, gjë që ka efekt më pak mjete të kthyera në Buxhetin e RMV-së në shumën prej 988.307 mijë denarë.

Gjithashtu, për faktin se nuk ka asnjë mënyrë për kontroll dhe kthim të mjeteve të ndara për mbështetje financiare të njëhershme për personat fizik dhe juridik nga aktivitetet e veçanta, ekziston rreziku që personat juridik që nuk i kanë plotësuar kushtet të mos i  kthejnë mjetet në Buxhetin e RMV-së në vlerë prej 448.698 mijë denarë.

Situatat e paraqitura kanë shkaktuar zvogëlimin e të hyrave buxhetore në vlerë të përgjithshme prej 1.437.005 mijë denarë, përkatësisht rreth 23 milionë euro.

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e suksesit me temë: “Masat dhe politikat e marra në mbështetje të punësimit dhe profesioneve të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga Covid-19”  në përputhje me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2021.

Qëllimi i revizionit të kryer është t'i përgjigjet pyetjes: A janë krijuar, realizuar, kontolluar, monitoruar në mënyrë efikase masat e ndërmarra për mbështetje të punësimit dhe profesioneve të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga Covid-19, si dhe a është siguruar informim adekuat për efektet nga masat e ndërmarra?” në drejtim të rritjes së efektivitetit të masave dhe politikave për përballimin me sukses të pandemisë Covid-19 dhe mbështetjes së vendeve të punës.

Me këtë revizion të suksesit janë përfshirë 36% nga totali i mjeteve planifikuara për vitin 2020 dhe 2021 përmes programit të Qeverisë P – Masat për përballjen me krizën Covid-19, që paraqet 12.637.534 mijë denarë (rreth 205 milionë euro), prej të cilave janë realizuar 11.512.447 mijë denarë.

Kriza e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit Covid-19 ka shkaktuar humbje të vendeve të punës në RMV dhe humbje të mëdha të të ardhurave të punëtorëve, gjë që ndikon në uljen e konsumit të mallrave dhe shërbimeve. Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia e punësimit e RMV-së, nga fillimi i pandemisë deri më 31.12.2020, gjithsej 17.022 punëtorë kanë humbur punën. Baza e pushimit është paraqitur në grafikun e mëposhtëm:

Grafiku nr. 1 Ndërprerja e marrëdhënieve të punës bazë të:

 

Duke theksuar rëndësinë e masave ekonomike të miratuara për të mbështetur punëdhënësit, individët e vetëpunësuar dhe profesionet, si dhe ndikimin e tyre në zbutjen e efekteve të pandemisë, me revizionin është marrë siguri e arsyeshme se krijimi i masave është kryer në mungesë të planifikim strategjik me objektiva të përcaktuar qarta dhe tregues/indikatorë të performancës.

Mungesa e analizave dhe vlerësimeve të shkruara gjatë krijimit të masave për mbështetjen e punësimit në procesin e vendimmarrjes, dobësitë dhe të pa thënat e konstatuara në dekretet me fuqi ligjore dhe ligjet e miratuara që rregullojnë kushtet, mënyrën dhe procedurën e dhënies, ndikojnë në efikasitetin e zbatimit, monitorimit të zbatimit të masave dhe ruajtjes së vendeve të punës. Të dhënat jo të plota për numrin e punëdhënësve që kanë përmbushur/nuk kanë përmbushur detyrimin për kthimin e mbështetjes financiare brenda afateve dhe shumës së përcaktuar në Buxhetin e RMV-së, kanë efekt në pakësimin e mjeteve të kthyera dhe realizimin e të ardhurave më të ulëta në buxhetin e RMV-së.

Me revizionin e kryer është konstatuar se ka një shkallë të lartë të realizimit të masave për mbështetje financiare për pagesën e pagave dhe mbështetjen e profesioneve, por edhe se ka dallime në të dhënat për numrin e përfituesve dhe fondet e miratuara/të paguara për përfituesit e paraqitur nga institucionet e ndryshme kompetente. Mungon mënyrë gjithëpërfshirëse, reciprokisht e harmonizuar dhe e integruar e mbajtjes së evidencave të mbështetjes financiare të miratuara dhe zbatuara në Qeverinë e RMV-së sipas masave, si dhe një qasje jo konsistente ndaj informacionit në lidhje me zbatimin e masave, gjë që redukton transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve kompetente në shpenzimin e mjeteve dhe nuk krijon kushte për matjen e efekteve të tyre.

Pas zbatimit të masave për mbështetje financiare të punëdhënësve për pagesën e pagave, DAP-i ka konstatuar se një numër i caktuar i punëdhënësve - përfitues të mbështetjes nuk kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre. Numri i punëdhënësve që nuk kanë paguar pagat deri në janar 2022 është 135 për gjithsej 435 të punësuar për shumën e përkrahjes së shfrytëzuar prej 6.317 mijë denarë, që ka si pasojë keqpërdorimin e mbështetjes së ndarë.

Kontrollet jo në kohë dhe në numër të vogël, të kryera në terren prej 0,53% të shumës së akorduar të mbështetjes financiare, mënyra e përzgjedhjes së punëdhënësve për kontroll, si dhe personeli i pamjaftueshëm i institucioneve, krijojn rrezik që një pjesë e punëdhënësve të përdorin mjete financiare nga mbështetjea financiare pa plotësuar kushtet e përcaktuara me dekrete dhe ligje.

Gjatë konvertimit të mbështetjes financiare si grant i pakthyeshëm, janë realizuar blerje për aktivitetet e zakonshme të biznesit të përdoruesit, të cilat nuk parashikohen si kusht për mbështetje të pakthyeshme, gjë që vjen për faktin se dekreti për mbështetjen financiare për pagesën e pagave nuk rregullon saktësisht se cilat blerje nuk do të njihen.

Në mungesë të analizave gjithëpërfshirëse për të matur efektet e masave në ruajtjen e vendeve të punës të mbështetura, ekziston rreziku i uljes së llogaridhënies, vlerësimit të suksesit të masave të mbështetjes financiare për pagesën e pagave dhe subvencionimit të kontributeve, si dhe mundësia e marrjes së masave për përmirësimin e kushteve të nevojës për krijimin e masave të reja në mbështetje të punësimit.

Mangësitë e konstatuara dhe efektet e arritura të masave për mbështetjen financiare të punësimit dhe profesioneve të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga Covid-19, tregojnë se është e nevojshme të përmirësohet efikasiteti i institucioneve kompetente në planifikimin dhe zbatimin e masave të ardhshme për ruajtjen e vendeve të punës dhe reduktimin e pasojave ekonomike të pandemisë dhe atë:

  • rregullim ligjor i gjendjes së jashtëzakonshme dhe miratimi i dokumenteve strategjike për trajtimin e pasojave në kushtet e pandemisë;
  • planifikimi dhe realizimi i masave të bazohet në analiza të kryera dhe në tregues të përcaktuar për matjen e suksesit të masave;
  • krijimi i një regjistri gjithëpërfshirës dhe të plotë të mbështetjes financiare të miratuar dhe të paguar veçanërisht për çdo masë dhe qasje e harmonizuar ndaj informacionit në lidhje me zbatimin e tyre;
  • mbajtja e evidencës për mbështetjen e kthyer financiare për çdo përfitues dhe për çdo masë, si dhe marrja e masave për mbledhjen e mjeteve në bazë të vendimeve të lëshuara për kthimin e mbështetjes financiare në buxhetin e RMV-së;
  • përshfshirje më e madhe e kontrolleve të zbatuara te përfituesit e mbështetjes financiare dhe matja e efekteve të masave të zbatuara.

Për përballimin e pasojave të krizës së shkaktuar nga virusi Covid-19, Qeveria e RMV-së ka miratuar gjashtë pako masash ekonomike në periudh prej 19.03.2020 deri më 20.04.2021. Me revizionin janë përfshirë planifikimi dhe zbatimi i gjashtë pakove të masave ekonomike të miratuara nga Qeveria e RMV-së në vitin 2020 dhe 2021 në pjesën e masave për mbështetje financiare për subvencionimin e kontributeve nga sigurimet sociale të detyrueshme, mbështetje financiare për punëdhënësit për pagesën e pagave, financiare, mbështetje për personat fizik të vetëpunësuar, kompensim monetar për të gjithë personat që kanë humbur vendin e punës nga data 11 mars deri më 30 prill 2020, si dhe masa për mbështetjen e profesioneve të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike, siç janë mbështetje për sportistët, artistët e pavarur dhe punëtorët e kulturës.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]