dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR organizoi punëtori për gazetarët

08.07.2022
Слика
ДЗР организираше работилница за новинари

Në hapësirat e ESHR-së u organizua punëtori për gazetarët, aktivitet në kuadër të projektit ,,Implementimi i strategjisë së komunikimit të ESHR-së (2020-2023)’’ të cilën Enti Shtetëror i Revizionit e zbaton me Fondacionin Vesminster për Demokraci në shtet (WFD).  

Në ngjarjen e mbajtur, Kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski para përfaqësuesve të mediumeve nga televizionet nacionale dhe portalet e internetit, i prezantoi gjendjet kyçe të konstatuara në Raportin Vjetor për Punën e ESHR-së për vitin 2021, i publikuar para pak kohe edhe në Web faqen e Entit Shtetëror të Revizionit.

Përveç gjendjeve të konstatuara kyçe të cilat u prezantuan nga z. Acevski, përfaqësuesit e mediumeve u njoftuan edhe me llojet e revizionit, strukturën e raporteve të revizionit, si dhe për proceset e komunikimit të ESHR-së në drejtim rritjes së transparencës dhe llogaridhënies punës së ESHR-së, të prezantuar nga ndihmësja e Kryerevizorit shtetëror Rosica Shaleviq Hristovska dhe Martin Duvnjak nga Departamenti për marrëdhënie me publikun.  

Linku deri te Raporti Vjetor për Punën e ESHR-së për vitin 2021:

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-06/2021-godisen-izvestaj-dzr-sq.pdf