dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Është publikuar Raporti Vjetor për Punën e ESHR-së

30.06.2022
Слика
Објавен Годишниот извештај за работата на ДЗР за 2021 година

Enti Shtetëror i Revizionit finalizoi Programin Vjetor të Punës për vitin 2021, duke dorëzuar Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2021 deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Raporti Vjetor për vitin 2021 përmban informacione të rëndësishme për punën dhe suksesin e Entit Shtetëror të Revizionit në përmbushjen e detyrave të veta kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare për Institucionet Supreme të Revizionit (ISSAI)

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski në paraqitjen e tij në raport thekson

 ‘’...se edhe për kundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia globale KOVID-19, Enti Shtetëror i Revizionit ka arritur ti përmbush të gjitha afatet dhe kushtet ligjore, duke rritur përfshirjen e shpenzimeve të reviduara në lidhje me mjetet e përgjithshme buxhetore, ndërsa ndjeshëm janë përmirësuar edhe indikatorët për zbatimin e rekomandimeve të revizionit dhe në të njëjtë kohë është rritur vlera e shtuar nga revizionet e kryera para se gjithash në pjesën e shumës së mjeteve të përcaktuara të llogaritura më pak, më pak të kthyera, përkatësisht më pak mjete të paguara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ .

Në vitin 2021 ESHR kreu gjithsej 68 revizione me të cilat janë përfshirë 136 subjekte lëndë të revizionit. Si rezultat i revizioneve të kryera janë publikuar gjithsej 109 raporte përfundimtare të revizionit, edhe atë: 56 raporte për revizione të rregullshmërisë, 3 raporte për revizionet e kryera të pajtueshmërisë, 7 raporte nga revizionet e kryera të suksesit dhe 2 raporte për revizione të kryera të TI-së.   

Me revizionet e kryera janë përcaktuar 1170 gjetje dhe janë dhënë gjithsej 654 rekomandime. Gjatë revizionet janë konstatuar dobësi në punën e subjekteve të cilët ishin lëndë të revizionit si dhe në rregullativën ligjore për të cilën ESHR ka dhënë mendime dhe rekomandime për përmirësimin e gjendjeve.

Me revizionet e kryera në vitin 2021 janë përfshirë gjithsej 511.923 milion denarë të hyra publike dhe 236.060 milion denarë shpenzime publike. Në vitin 2021 janë përmirësuar ndjeshëm edhe indikatorët për zbatimin e rekomandimeve të revizionit, respektivisht  për 88% nga rekomandimet e dhëna janë ndërmarrë aktivitete për zbatimin e tyre, që tregon se kontributi i ESHR-së drejt mbrojtjes mjeteve të tatimpaguesve është i rëndësishëm.  

Përmbajtjen e plotë e Raporti Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2021 (versionet në gjuhën maqedonase/ gjuhën shqipe/ dhe gjuhën angleze) mundë ti shkarkoni në linçet e vijuese

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-06/2021-godisen-izvestaj-dzr-mk…

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-06/2021-godisen-izvestaj-dzr-sq…

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-07/DZR%20godisen%20ANG%20za%20w…