dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takimi vjetor i krerëve të ISR-ve të Bashkimit Evropian

06.05.2022
Слика
Шефовите на ВРИ на ЕУ во Луксембург

Në Luksemburg u mbajt  takimi vjetor i Kontakt Komitetit të Krerëve të Institucioneve Supreme të Revizionit të Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të Revizorëve, në të cilën morri pjesë Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski dhe Ndihmësja e Kryerevizorit shtetëror znj. Tanja Janevska

Krerët e Institucioneve Supreme të Revizionit bashkë me përfaqësuesit e SIGMA-së dhe Nismës për Zhvillim të INTOSAI-t, nga 3-4 maj 2022 u takuan në kuadër të takimit vjetor të Kontakt Komitetit.

Fokusi i këtij takimi ishte detyrat dhe sfidat strategjike për ISR-t e BE-së gjatë vlerësimit të vlerës (së shtuar) të Mekanizmit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri (Recovery and Resilience Facility) në nivel kombëtar dhe të BE-së. Qëllim i takimit ishin çështjet me interes të përbashkët me fokus të politikave të BE-së dhe menaxhimit financiar, si dhe caktimin e veprimtarive të përbashkëta për të arritur ndikim sa më të madh.

Në margjinat e kësaj ngjarje, Kryerevizori shtetëror, realizoi shumë takime dypalëshe me kolegë dhe përfaqësues të ISR-ve nga vendet anëtare dhe vendet kandidat për anëtarësim në BE dhe GJER, në të cilat diskutuan për pavarësinë e Institucioneve Supreme të Revizionit dhe ndikimin e tyre në menaxhimin më të mirë me mjetet publike, rëndësia e zbatimit të standardeve për kryerjen e revizionit, burimet njerëzore si parakusht për institucion profesional, si dhe vlerën dhe rëndësin e matjes së rezultateve të punës së ISR-ve.