dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Parregullsi të konstatuara në punën e SHA ESM Shkup

01.04.2022
Слика
Електрани на РСМ

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediume-
         

Shkup, 01.04.2022

Parregullsi të konstatuara në punën e SHA ESM Shkup

Revizorët konstatuan, se në periudhën prej vitit 2011 deri vitin 2020, një sasi e konsiderueshme e mjeteve janë investuar në projekte të pa përfunduara dhe pajisje që nuk janë vënë në përdorim

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare bashkë me revizionin e pajtueshmërisë të  Shoqatës Aksionare për prodhim të energjisë elektrike  Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi të shtetit Shkup (SHA ESM Shkup), për vitin 2020, në pajtim me Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2021.

Revizorët me revizionin e kryer konstatuan se në periudhën prej 2011 deri më 2020 u investua sasi e konsiderueshme e mjeteve financiare në projekte që nuk janë përfunduar dhe pajisjet që nuk janë vënë në përdorim. Për realizimin e projekteve dhe prokurimeve janë lidhur marrëveshje dhe janë paguar mjetet gjithsej në vlerë prej 1,3 miliardë denarë ose rreth 21,5 milionë euro. Këto projekte dhe prokurime i referohen:

  • Implementimit të Sistemit të Integruar të Kompjuterizuar të Informacionit Afariste - SIA, 
  • sigurimi i pajisjeve për përmirësimin e telekomunikacionit dhe rrjetëzimit,
  • sigurimin e mallrave nga "sistemi për monitorimin e lëvizjes dhe matjen e sasive të thëngjillit dhe matjen e aktiviteteve të makinerisë shoqëruese për NJR Minierat në (REK) KEM Manastir",
  • HE Ura Boshkov - ndërtimi i pendës së ujit dhe formimi i akumulimit,
  •  Lukovo Pole - përgatitja e një projekt-propozimi për energji të rinovueshme,
  • ndërtimi i objektit të ri administrativ - Objekti afarist i SHA ESM Shkup,
  • rikonstruksioni dhe ndërrimi i fasadës për objektin administrativ të EVN SHA Maqedonia dhe SHA ESM Shkup dhe
  • Shpenzimet e tjera që kanë të bëjnë me shërbime konsultative, mendime për studime fizibiliteti dhe ekzaminime të tjera, të cilat nuk janë shfrytëzuar për realizimin e projekteve konkrete.

Në bazë të projektit për modernizimin e bllokut 1 në (REK) KEM Manastir, revizorët kanë konstatuar se projekti nuk është realizuar dhe i njëjti në periudhën nga viti 2011 deri në periudhën e publikimit të raportit ka shkaktuar shpenzime joproduktive në vlerë të përgjithshme prej 1.296.211 mijë denarë (rreth 21 milionë euro).  Pjesa më e madhe e shpenzimeve ose 55% paraqesin shpenzime juridike për përfaqësim në procedurën e arbitrazhit dhe shpenzime që rrjedhin nga procedura e humbur, për të cilat SHA ESM Shkup nuk ka njohur rezervë. Gjithashtu, 39% e shpenzimeve janë në bazë të avansit të paguar dhe mjeteve të tërhequra kreditore për sigurimin e kredisë dhe 6% e provizionit të paguar për mostërheqje, mjete të miratuara nga linja e kredisë për financimin e këtij projekti.

Revizorët konstatuan se regjistrimi i kryer i mjeteve dhe detyrimeve në fund të vitit nuk është kryer në tërësi dhe në mënyrë të rregulluar në përputhje me Rregulloren për kryerjen e regjistrimit. Ndër të tjera, ata konstatuan se për një periudhë të gjatë kohore ka pasur mospërputhje sasiore prej 2,505,956 kg, ndërmjet mazutit të evidentuar në evidencën e kontabilitetit dhe të njëjtit të treguar në listat e regjistrimit ose e shprehur në vlerë, diferenca është 62,650 mijë denarë (të llogaritura sipas mesatares në 31.12.2020).

Në raport është theksuar se toka dhe objektet ndërtimore përfaqësojnë 56% të vlerës së përgjithshme të mjeteve materiale të shoqatës, gjatë së cilës SHA ESM Shkup, edhe pse ka fletë pronësie, për shkak të mungesës së të dhënave të detajuara dhe të sakta në librat afariste, revizorët nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë plotësinë e tyre, sipërfaqen dhe pronësinë. Për tokën që me vendim të Qeverisë së RMV-së i është ndarë në shfrytëzim të përhershëm dhe në të cilën po ndërtohet objekti i ri administrativ - Objekti afarist i SHA ESM Shkup, nuk është filluar procedura për sigurimin e fletë pronësisë.

Janë konstatuar dhe dobësi në zbatimin e Ligjit për Prokurim Publik, ndër të tjera në pjesën e përcaktimit të vlerës së llogaritur të prokurimeve, dëshmi për aftësinë e kërkuar me procedurën dhe përmbajtjen e specifikacionit teknik. Duke pasur parasysh se SHA ESM Shkup nuk ka obligim të zbatoj dispozitat e ligjit në rastet kur lëndë e prokurimit është energjia apo derivatet për prodhim të energjisë, për zbatimin transparent të këtyre prokurimeve, shpall thirrje publike. Revizorët sugjerojnë për nevojën e miratimit të procedurës për mënyrën e planifikimit dhe zbatimit të thirrjeve publike për prokurimin e derivateve për prodhimin e energjisë elektrike.

Evidentimi i vendosur jo adekuate i rezervimit për rekultivimin e tokave të degraduara dhe anulimi i tyre ndikon në paraqitjen e dyfishtë të shpenzimeve në periudhën e mëparshme si dhe paraqitjen e gabuar të të ardhurave nga rezervimet në vitin 2020.

Në raportin e revizorit të publikuar janë konstatuar dobësi në pjesën e kontrolleve të brendshme të vendosura në procesin e menaxhimit dhe punës së sistemit të TI-së, me çka ato nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe praktikat më të mira dhe paraqesin rrezik për funksionimin e sistemi.

Në pjesën Theksim të pyetjeve për pasigurinë dhe vazhdimësinë revizioni i theksoi pyetjet që kanë të bëjnë me:

  • Nevojën për sigurimin e lejes për pajtueshmërinë me planin operativ për termoelektranën (REK) KEM Manastir, si kusht për punën e tij dhe kontrollin e emetimeve të dioksidit të squfurit dhe pluhurit që dalin nga aktiviteti që e kryen. Gjithashtu, revizorët sugjerojnë se në periudhën 2019 - gusht 2021 emetimet e matura të dioksidit të squfurit dhe pluhurit në vazhdimësi janë mbi vlerat kufitare të lejuara, që ndikon në cilësinë e mjedisit jetësor, si dhe shëndetin e qytetarëve.
  • Nevoja për prokurim të objektit ndërtimor dhe tokës në zonën qendrore të Shkupit në vlerë të përgjithshme prej 123,787 mijë denarë (pa TVSH), nëse merret parasysh se nga viti 2013 kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e objektit të ri administrativ në të cilin duhet të vendoset menaxhmenti i SHA ESM Shkup, ndërsa është anuluar dhe renovimi i fasadës së ndërtesës ekzistuese administrative.
  • Shqyrtimi i vendimeve të miratuar për financimin e aktiviteteve që nuk janë në veprimtarinë e shoqatës, siç janë hua të dhëna subjekteve në vlerë totale prej 134,7 milionë denarë, për shkak të ndikimit të tyre në punën e shoqatës, përfitimet dhe likuiditetin e saj. 
  • Zbardhja e planeve të ardhshme të mundshme për "Kodrën e Diellit - Tetovë" e cila është filial në kuadër të ELEM TOURS DOOEL Shkup, në drejtim dhe dhënien e saj me koncesion, partneritet publiko-privat ose shitje. Qëllimi i këtyre planeve është përmirësimi i kushteve në qendrën e skijimit, kapacitetet akomoduese dhe zhvillimi i turizmit, si dhe gjendjen financiare të ELEM TOURS DOOEL Shkup. Revizioni sugjeron se gjatë marrjes së vendimeve të merren parasysh huatë e dhëna deri më tani ELEM TOURS DOOEL Shkup, si dhe investimet e rëndësishme në periudhën prej vitit 2012 deri më 2020.
  • Një rishikim i veçantë në raport është dhënë për të përshkruar gjendjen në RMV në lidhje me burimet e mundshme të prodhimit të energjisë elektrike, rolin e SHA ESM Shkup në sistemin energjetik në shtet, të hyrat që i realizon nga shitja e energjisë elektrike, problemet me të cilat ballafaqohet në bazë me rezervat e thëngjillit dhe çmimit të ofruar për energjinë elektrike furnizuesit universal.

Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203
[email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]