dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbështetje nga ISR e Bullgarisë për propozim - ligjin për revizion shtetëror

22.03.2022
Слика
Поддршка од Претседателот Цветков за драфт верзијата на Законот за државна ревизија

Në kuadër të aktiviteteve të vizitës studimore në Republikën e Bullgarisë, delegacion nga Enti Shtetëror i Revizionit i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski po qëndron në Sofje, të cilët realizuan takim me Presidentin e Entit Kombëtar të Revizionit të Republikës së Bullgarisë z. Cvetan Cvetkov.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Presidenti i Entit Kombëtare të Revizionit z. Cvetan Cvetkov diskutuan disa tema me interes të përbashkët dhe atë:

  • Rishikimi dhe analiza e aktiviteteve të përcaktuar në projektin e tviningut të cilat i realizojnë të dy Institucionet Supreme të Revizionit;
  • Fushat të cilat janë lëndë të diskutimit gjatë vizitës aktuale studimore;
  • Dispozitat e propozim-ligjit për revizion shtetëror të përgatitur në kuadër të projektit të tviningut nga punonjës e ESHR-së dhe kolegët e Entit Kombëtare të Revizionit dhe
  • Tema të tjera për aktivitete të përbashkëta dhe mundësi për forcimin e bashkëpunimit të përbashkët.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski në takim me Presidentin e Entit Kombëtare të Revizionit z. Cvetan Cvetkov theksoi se pret mbështetjen e partnerëve të tviningut për propozim-ligjin për revizionin shtetëror, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin e suksesshëm dhe të vazhdueshëm që Enti Shtetëror i Revizionit merr në kuadër të aktiviteteve të projektit.

Presidenti i Entit Kombëtare të Revizionit të Republikës së Bullgarisë, z. Cvetan Cvetkov, shprehu mbështetjen e tij të plotë për propozim-ligjin, duke theksuar dhe besuar se miratimi i tekstit të propozuar ligjor do të mundësojë pavarësinë financiare dhe operative të Entit Shtetëror të Revizionit përmes të cilit më shumë do të mund të shfrytëzojë rolin e tij institucional, rojtar i mjeteve publike dhe korrigjues i menaxhimit me financat publike.