dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizita studimore në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Bullgarisë

22.02.2022

Në periudhën prej 14 deri më 18 shkurt 2022, përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit realizuan vizita studimore në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Bullgarisë, si vende partnere në kuadër të Tuining projektit.

Gjithsej 9 revizor nga ESHR-ja, të organizuar në tre ekipe, qëndruan në Zyrën Shtetërore të Revizionit të Republikës së Kroacisë, në Zagreb. Qëllimi i vizitës studimore ishte përfitimi i njohurive dhe përvojave krahasuese, të cilat do të jetë të dobishme në kryerjen e tre pilot revizioneve të planifikuara të suksesit në përputhje me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2022, në temat e mëposhtme:

  • Fondet e BE-së - Efektiviteti i zbatimit të Strategjisë për Reforma në Drejtësi 2017 - 2022 dhe zbatimi i Planit të Veprimit të Strategjisë,
  • Përdorimi i ujit për ujitje dhe
  • Efektiviteti i politikave dhe masave për mbrojtjen, menaxhimin dhe rivitalizimin e trashëgimisë kulturore të paluajtshme.

Njëkohësisht, në Republikën e Bullgarisë, Sofje, kolegët tanë dhe kolegët nga Republika e Bullgarisë diskutuan dhe shkëmbyen përvoja në të gjitha fazat e procesit të kryerjes së revizioneve të përputhshmërisë, revizionit të pasqyrave financiare dhe revizionet e partive politike/fushata zgjedhore. Gjithashtu, revizorët nga dyja Institucionet Supreme të Revizionit patën mundësinë të shkëmbejnë njohuri dhe përvojë në procesin e kryerjes së kontrollit të cilësisë së revizioneve.