dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Niveli i borxhit publik ka arritur në 60% të BPV-së

16.02.2022
Слика
Јавен долг
  • ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                                                                                                                              
    - Njoftim për mediume -

Shkup, 16.02.2022

 

Niveli i borxhit publik ka arritur në 60% të BPV-së

Në kushte pandemisë COVID-19 është arritur limiti i borxhit publik prej 60% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) dhe borxhi është rritur për 15 pikë përqindje. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si edhe në vende të tjera në suaza ndërkomëtare, si përgjigje ndaj krizës shëndetësoro-ekonomike, jo gjithmonë respektohen rregullat fiskale për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit dhe ka rritje të nivelit të borxhit publik.

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e suksesit me temën “Menaxhimi i borxhit publik – huamarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Revizioni është kryer në përputhje me Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020 dhe përfshin periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2020, megjithëse disa fusha, çështje dhe ngjarje janë përfshirë edhe para vitit 2015 dhe më pas deri në ditën e raportimit të revizionit.

Revizioni është kryer me qëllim të dhënies se përgjigjeve të pyetjeve të mëposhtme:

  • Cili është efekti i politikës fiskale nëpërmjet deficitit buxhetor dhe menaxhimit të investimeve publike të financuara nga huamarrja në borxhin publik?
  • A është i qëndrueshëm borxhi publik, i cili u rrit me 15 pikë përqindje të Bruto Prodhimit Vendor në krizën e COVID-19 dhe arriti në limitin e 60% të BPV-së?
  • A mundëson sistemi i menaxhimit të borxhit publik, menaxhim efikas të borxhit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke siguruar mjete për financimin e Buxhetit të shtetit me kosto sa më të ulët, në afat të mesëm dhe afatgjatë dhe me nivel të qëndrueshëm të rrezikut dhe emetimit të garancioneve shtetërore në një mënyrë që korrespondon me një nivel të qëndrueshëm rreziku dhe mbajtjen e një tregu efecient dhe likuid të letrave me vlerë të shtetit?

Raporti i revizionit nxjerr në pah ndikimin e politikës fiskale në krijimin e borxhit publik. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 75% e borxhit të përgjithshëm publik, përkatësisht 88% e borxhit shtetëror, është për financimin e deficitit buxhetor për shkak të shpenzimeve më të larta të parashikuara nga të hyrat.

Revizorët theksojnë nevojën e aplikimit të praktikave të mira ndërkombëtare, të cilat nuk janë të parashikuara në Kushtetutën e RMV-së dhe Ligjin për Buxhetin, ekzistimin e rregullave fiskale për borxhin dhe deficitin publik, kryerjen e analizave të detyrueshme të qëndrueshmërisë së borxhit gjatë procedurës së miratimit të Buxhetit të RMV-së, si dhe ekzistimin e një plani për huamarrje nga ana e Kuvendit.

Me Programin e Reformës së Menaxhimit të Financave Publike 2018-2021, dokument i cili është i mbështetur nga fondet e BE-së, janë planifikuar reforma të rëndësishme në menaxhimin e financave publike. Për periudhën 2022 - 2025, në fazën përfundimtare është miratimi i Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike 2022 – 2025.

Projektligji për buxhetin, i cili është në procedurë parlamentare, parasheh rregulla fiskale dhe parasheh formimin e Këshillit Fiskal, si organ i pavarur që bën analiza dhe jep mendim për politikën fiskale para Kuvendit të RMV-së.

Grafiku nr.1: Të dhënat e përpunuara të publikuara në faqen e Ministrisë së Financave nga Sektori i Thesarit për të hyra, shpenzime, shpenzime kapitale dhe deficit buxhetor në Buxhetin e RMV për periudhën 2014-2020.

Javen dolg


Në raportin e revizionit, revizorët konstatuan se mungesa e një ligji/akti nënligjor apo dokumenti strategjik të veçantë për menaxhimin e financave publike në rrethana të jashtëzakonshme/kriza apo emergjente, paraqet rrezik për menaxhimin e borxhit publik.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në krizën COVID-19, borxhi publik u rrit me 15 pikë përqindje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) dhe u arrit kufiri i borxhit publik prej 60% të BPV-së, gjë që mund të sjellë në pikëpyetje menaxhimin e kujdesshëm dhe të qëndrueshëm të borxhit publik në të ardhmen.

Grafiku nr. 2 Gjendja e borxhit publik dhe shtetëror në përqindje ndaj BPV-së

Javen dolg


Mundësia e huamarrjes për financimin e deficitit buxhetor për vitin aktual dhe për dy vitet e ardhshme, mundëson marrjen e vendimeve për huamarrje kur kushtet e tregut janë më të favorshme, rrjedhimisht nga kjo edhe menaxhim më efikas të borxhit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, duhet theksuar se në procesin e përgatitjes së Buxhetit nuk është paraparë miratimi i një plani të posaçëm të huamarrjes nga Kuvendi i RMV-së, ndërsa procedurat për emetimin e eurobondeve, negocimin e kushteve të kredisë dhe on-lending[1] huazimet e huamarrësve të borxhit publik, nuk janë plotësisht të rregulluara në legjislacion, akte nënligjore apo procedura të brendshme.

Revizorët, gjithashtu kanë vërejtur një përqindje të vogël të realizimit të projekteve kapitale. Kjo situatë është rezultat i përzgjedhjes së projekteve pa kritere të sakta dhe të qarta, Metodologjisë së paparashikuar për përzgjedhjen e projekteve, realizimin e projekteve që nuk janë në kuadër të procesit buxhetor, si dhe mungesës së monitorimit dhe mbikëqyrjes së projekteve. Kushtet e tilla ndikojnë në përdorimin efikas, efektiv dhe ekonomik të fondeve publike dhe menaxhimin e borxhit publik.

Huamarrja me huazim bilateral për ndërtimin e autostradave varet nga kushtet në Marrëveshjen e ndërtimit e cila është miratuar në Kuvendin e RMV-së si ligj i veçantë. Për këtë huamarrje, revizorët theksojnë nevojën e riklasifikimit të borxhit nga i garantuar në atë borxh shtetëror. Gjithashtu janë evidentuar kapacitete të pamjaftueshme në Sektorin për Marrëdhënie Financiare Ndërkombëtare dhe Menaxhimin e Borxhit Publik në Ministrinë e Financave, të cilat ndikojnë në efikasitetin e menaxhimit të borxhit publik.

Fushëveprimi dhe provat e siguruara nëpërmjet zbatimit të teknikave dhe metodologjisë nga ana e revizorëve, sigurojnë bazë për të shprehur konkluzionin e mëposhtëm:

Sistemi i menaxhimit të borxhit publik, me përjashtim të disa mangësive, mundëson menaxhim efikas të borxhit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shkak të mundësisë së dhënë për huamarrje për financimin e deficitit buxhetor për vitin aktual dhe dy vitet e ardhshme, kontribuon në marrjen e vendimeve të huamarrjes kur kushtet e tregut janë më të favorshme, por ekziston rreziku i huamarrjes që nuk miratohet nga Kuvendi i RMV-së.

Në procesin e përgatitjes së buxhetit nuk është paraparë miratimi i një plani të posaçëm huamarrjeje nga Kuvendi i RMV-së, ndërsa procedurat për emetimin e eurobondeve, negocimin e kushteve të kredisë dhe on-lending[1] huazimet e huamarrësve të borxhit publik, nuk janë plotësisht të rregulluara në legjislacion, akte nënligjore apo procedura të brendshme. Huamarrja me huazim bilateral për ndërtimin e autostradave varet nga kushtet në Marrëveshjen e ndërtimit e cila është miratuar në Kuvendin e RMV-së si ligj i veçantë, për këtë huamarrje është e nevojshme riklasifikimi i borxhit nga i garantuar në atë shtetëror.

Kapacitetet e pamjaftueshme në Sektorin për Marrëdhënie Financiare Ndërkombëtare dhe Menaxhimin e Borxhit Publik në Ministrinë e Financave dhe struktura e tij institucionale, ndikojnë në efikasitetin e menaxhimit të borxhit publik.

 

Press kontakti:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72
228 203 [email protected]
Mijalche Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]