dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për dorëzimin e Llogarisë Vjetore / Përfundimtare në ESHR

15.02.2022
Слика
Информации за поднесување на Годишна/Завршна сметка до ДЗР

Enti Shtetëror i Revizionit për të informuar në kohë dhe në mënyrë transparente subjektet që kanë detyrim ligjor për të dorëzuar Llogarinë Vjetore/Përfundimtare në Entin Shtetëror të Revizionit në përputhje me Ligjin për Kontabilitetin e Buxhetit dhe Shfrytëzuesve Buxhetor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonia" nr. 61/02 , 98/02, 81/05, 24/11, 145/15 dhe 170/17 dhe "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 122/21), tregojnë se buxhetet dhe sfrytëzuesit buxhetorë janë të detyruar t'i paraqesin llogaritë përfundimtare në Regjistrin e Llogarive Përfundimtare në Regjistrin Qendror dhe në Entin Shtetëror të Revizionit deri në fund të muajit shkurt dhe t'i publikojnë në faqen e tyre të internetit brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të llogarive përfundimtare.

Buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë janë të detyruar të dorëzojnë llogarinë përfundimtare, përkatësisht pasqyrat financiare bazë që përmbajnë:

  • bilancin e gjendjes,
  • bilanci i të hyrave dhe shpenzimeve,
  • shpjegimet e pasqyrave financiare që përfshijnë politikat kontabël dhe informacione shpjeguese për pasqyrat financiare.

Politikat kontabël duhet të përmbajnë parime specifike, baza, rregulla ose praktika të cilat paraqesin informacion mbi bazën e matjes së përdorur në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe politikave specifike kontabël që zgjidhen/miratohen dhe zbatohen nga subjekti për transaksione dhe ngjarje të rëndësishme.

Informacionet shpjeguese përfshin përshkrime ose tabela ose analiza më të detajuara të shumave të paraqitura në pasqyrat financiare si dhe informacion shtesë e paraqitur në mënyrë sistematike. Çdo pozitë në korrnizat e bilancit të gjendjes,  bilancit të të hyrave dhe shpenzimeve, pasqyrës së ndryshimeve në kapital duhet të lidhet me informacionin përkatës informacionet shpjeguese. Politikat kontabël dhe informacionet shpjeguese janë përgjegjësi e menaxhmentit të subjektit të reviduar dhe ata janë të detyruar t'i paraqesin në Entin Shtetëror të Revizionit së bashku me pasqyrat financiare bazë.

Informacione shtesë në linkun e mëposhtëm:
Информации за поднесување на годишна сметка (crm.com.mk)