dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Revizorët dhe gazetarët i diskutuan sfidat për forcimin e bashkëpunimit

09.12.2021
Слика
Работилница за подобрување на соработката меѓу Државниот завод за ревизија и новинарите

Më 7 dhjetor 2021, përmes platformës Zoom u mbajt punëtoria për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe gazetarëve, si parakusht për raportim etik për temat që lidhen me financimin publik.

Punëtoria u hap me fjalën përshëndetëse nga shefja e Departamentit për Komunikim dhe Media të Misionit të OSBE-së në Shkup, Ilona Kazarjan, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Shoqatës të Gazetarëve z. Mlladen Çadikovski.

Ligjërues në punëtori ishin Ndihmësja e Kryerevizorit shtetëror Tatjana Dimitrovska dhe eksperti për marrëdhënie me publikun, Goran Temenugov, ndërsa morën pjesë gazetarë që ndjekin dhe punojnë aktivisht në fushën e ekonomisë dhe revizorë shtetërorë/të autorizuar nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Qëllimi i punëtorisë është promovimi dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet revizorëve dhe gazetarëve, i cili është i një rëndësie të veçantë për raportimin profesional dhe objektiv tek publiku për temat që kanë të bëjnë me financimin publik. Nëpërmjet shembujve praktikë dhe ushtrimeve interaktive, revizorët patën mundësinë të udhëzojnë gazetarët në kontekstin e përdorimit të duhur të terminologjisë dhe interpretimit të raporteve të revizionit.

Gazetarët e disa mediave në vend vunë në pah sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen në “leximin dhe kuptimin” e raporteve të revizionit dhe pastaj dhanë propozime dhe sugjerimet e tyre se si të vendoset një bashkëpunim edhe më i suksesshëm në komunikimin me Entin Shtetëror të Revizionit dhe informimin për gjendjet e konstatuara në raportet e revizionit.

Ngjarja është organizuar nga Shoqata e Gazetarëve, i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në kuadër të aktiviteteve që dalin nga Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Shoqatës të Gazetarëve të Maqedonisë.