dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Revizioni i raporteve financiare në bazë përllogaritjes

03.12.2021
Слика
Ревизија на финансиски извештаи на пресметковна основа

Në periudhën 30 Nëntor – 3 Dhjetor, gjithsej 90 revizorë nga Enti Shtetëror i Revizionit morën pjesë aktive në trajnimin me temë “Revizioni i raporteve financiare në bazë përllogaritjes”, i cili zbatohet në kuadër të projektit “Mbështetje për reformat në financat publike”, të financuar nga Ministria e Financave e Republikës Sllovake.

Ligjërues në trajnim janë profesori Atanasko Atanasovski nga Fakulteti Ekonomik - Departamenti i Kontabilitetit dhe Revizionit dhe ekspertët nga Republika Sllovake, Lucia Kashiarova nga Ministria e Financave dhe Matus Jurichkov nga Oda e Revizorëve.

Gjatë sesioneve të punës më shumë u trajtuan fushat tematike, si në vijim:

  • raportet financiare në bazë përllogaritjes dhe revizionit të raporteve financiare në bazë përllogaritjes, 
  • raport për flukse të parave, dëshmive të revizionit, faza e planifikimit dhe
  • vlerësimi i rrezikut, kontrollet e brendshme dhe fazat e kontrolleve dhe raportimit.

Trajnimi u realizue me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Entit Shtetëror të Revizionit në kryerjen e revizionit të raporteve financiare në bazë përllogaritjes, në drejtim të zbatimit me sukses të Programit të reformës për menaxhimin me financat publike nëpërmjet promovimit të transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale dhe efikasiteti në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve publike.