dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021

15.11.2021
Слика
Известување до учесниците на Локалните избори 2021 година

Enti Shtetëror i Revizionit i njofton të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore që morën pjesë në raundin e dytë të votimit se janë të detyruar që në afat prej 20 ditësh nga dita e heshtjes parazgjedhore për raundin e dytë të votimit gjegjësishtë deri më 18 nëntor 2021 (e enjte) të dorëzojë te Enti Shtetëror i Revizionit Raport me specifikimin e shpenzimeve për të hyrat dhe daljet të llogarisë së transaksionit për fushatën zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në përfundimin e rrethit të dytë zgjedhor në përputhje me nenin 84-b paragrafin 1 të Kodit Zgjedhor. "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 142/12, 31/13, 34/13 , 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140 / 18, 208/18, 27/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 98/19, 42/20 dhe 74/21 dhe 215/21).

Raporti me specifikimin e shpenzimeve për të hyrat dhe daljet të llogarisë transaksionale për fushatën zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në përfundim të rrethit të dytë zgjedhor duhet të dorëzohet në arkivin e Entit Shtetëror të Revizionit në adresë: rr. "Pavel Shatev" nr. 2, Pallati “Emanuel Çuçkov” Shkup, ose në mënyr elektronike në e-mail adresën zyrtare të ESHR-së gjegjësisht [email protected] të dorëzuar nga e-mail adresa e pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore e cila është regjistruar në Qendrën e Regjistrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, për informimin tuaj, rregullorja e theksuar është publikuar në faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Revizionit  www.dzr.mk, në skedën Zgjedhjet Lokale 2021, në nënskedën e akteve ligjore te linku si vijon:

 

 https://dzr.mk/sites/default/files/2021-09/Pravilnik_za_%20izmenuvanje_%20na_Prav_izveshtaj_IK.pdf  

 

Theksojmë se në përputhje me nenin 177-a paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, Enti Shtetëror i Revizionit ka kompetenca të paraqet propozim Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e vendimit për ndalimin (pezullimin) e pagesës së shtesave të shpenzuara për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 të cilat paguhen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të cilët nuk do të respektojnë dispozitat e nenit 84-b paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, gjegjësisht nuk do të dorëzojnë te Enti Shtetëror i Revizionit raportin e lartëpërmendur në afatin dhe përmbajtjen e përcaktuar.

Gjithashtu, në pajtim me dispozitat e nenit 189 paragrafi 4 të ligjit të theksuar është paraparë gjobë në shumë prej 9.000 euro në kundërvlerë në denarë, e cila do t'i shqiptohet për kundërvajtje partisë politike, koalicionit ose kandidatit të pavarur nëse nuk dorëzojnë raport për financimin e fushatës zgjedhore në afatin e paraparë nga neni 84-b të Kodit Zgjedhor.