dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike

28.10.2021
Слика
Известување до радиодифузерите, печатените медиуми и електронските медиуми

Enti Shtetëror i Revizionit, sugjeron që të gjithë radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portale elektronike) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë marrë pjesë në pasqyrimin mediatik të procesit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2021, se janë të detyruar deri te  Enti Shtetëror i Revizionit më së voni 15 ditë nga dita e përfundimit të fushatës zgjedhore për raundin e parë, gjegjësisht deri më 30 tetor 2021 të dorëzojnë Raport për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili prej pjesëmarrësve në fushata zgjedhore dhe mjetet e paguara ose pretendohen mbi atë bazë në pajtim me dispozitat e nenit 85-a të Kodit Zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 40/06, 136/08, 148/08 , 155/08, 163/08, 44/11, 51 / 11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99 /16, 136/16, 142/16, 67/17 , 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/19, 42/20, 74/21 dhe 215/21).

Raporti dorëzohet në formularin e përcaktuar nga ministri i financave.

Ju informojmë se formulari i raportit është përcaktuar me Rregulloren për formularin e raportit për hapësirën reklamuese e shfrytëzuar nga secili prej organizatorëve të fushatës zgjedhore dhe mjetet e paguara apo të kërkuara mbi këtë bazë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë. "nr. 79/11 dhe 60/14).


Gjithashtu, për informim
in Tuaj, rregullorja e theksuar është publikuar në faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Revizionit  www.dzr.mk , në skedën Zgjedhjet Lokale 2021, në aktet nënligjore, në linkun vijues:

 

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-10/Pravilnik_izmena_pravilnik_obrazec_izvestaj_reklamen_prostor_organizatori_izborna_kampanja

 

Raport për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar nga secili prej pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore dhe fondet që paguhen ose kërkohen mbi këtë bazë duhet të dorëzohet në arkivin e Entit Shtetëror të Revizionit me adresë: rr "Pavel Shatev" nr. 2, Pallati "Emanuel Çuçkov" Shkup, ose në mënyrë elektronike në e-mail adresën zyrtare të ESHR-së, gjegjësisht [email protected]  të dërguar nga e-mail adresat e radiodifuzerëve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portale elektronike) të regjistruar në Regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (Portale në Internet) i miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Për këtë qëllim, Enti Shtetëror i Revizionit, më 30 tetor do të sigurojë funksionimin e rregullt të Arkivit për pranimin e raporteve deri në ora 24:00, ndërsa njëkohësisht do të sigurojë pranimin elektronik të tyre në adresën zyrtare të ESHR-së dzr@dzr.gov.mk

Theksojmë se në pajtim me dispozitat e nenit 189-a paragrafi 1 të ligjit të theksuar është paraparë gjobë në shumë prej 4.000 euro në kundërvlerë në denarë, e cila për kundërvajtje do t'i shqiptohet radiodifuzerit ose mediumit të shkruar që nuk kanë dorëzuar raport për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar nga secili pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe mjetet që janë paguar ose të pretenduara mbi këtë bazë, më së voni 15 ditë pas ditës së përfundimit të fushatës zgjedhore. Gjithashtu, gjobë në shumë prej 500 deri në 1.500 euro në kundërvlerë në denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje kryeredaktorit për veprimet nga paragrafi 1 i nenit 189-a.