dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale 2021

06.10.2021
Слика
Известување до учесниците на Локалните избори 2021 година

Në bazë të nenit 12 paragrafi 1 dhe nenit 16 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 40/2006, 136/2008, 148/2008, 155/2008, 163/2008, 44/11 , 51/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67 /17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18 dhe 27/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 98/19, 42/20, 74/21 dhe 215/21), Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 6 gusht 2021, miratoi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunalë dhe këshillin e qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe për kryetar të qytetit të Shkupit, me të cilën përcaktohet dita e fillimit të afateve për kryerjen e aktiviteteve zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, e cila është caktuar për 17 tetor 2021.

Enti Shtetëror i Revizionit, me qëllim që të informojë me kohë dhe në mënyrë transparente të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, lidhur me detyrimet që dalin nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Kalendarit të reviduar të afateve për kryerjen e aktiviteteve zgjedhore për  zgjedhjen e anëtarëve të këshillave komunalë dhe këshillin e qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe për kryetar të qytetit të Shkupit e miratuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, udhëzon në detyrimet e përcaktuara me ligj të parashikuara për secilin nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021.

Respektivisht, çdo pjesëmarrës në fushatën zgjedhore është i detyruar të përgatis dhe t'i dorëzojë Entit Shtetëror të Revizionit, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit raportet e mëposhtme:

  • Raport me formular për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore. (Neni 84-b paragrafi 2), në ditën e 11-të të ditës së fushatës zgjedhore (7 Tetor, ora 24:00).

  • Raport me formular për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore. (Neni 84-b paragrafi 3), një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore (për raundin e parë 16 tetor / për raundin e dytë 30 tetor).

  • Raport me specifikim të shpenzimeve për të ardhurat dhe shpenzimet e llogarisë së transaksionit për fushatën zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në përfundimin e raundit të parë zgjedhor (neni 84-b paragrafi 1), në afat prej 20 ditëve nga dita të heshtjes parazgjedhore për raundin e parë (4 nëntor, ora 24:00) dhe raundin e dytë të votimit (18 nëntor, ora 24:00) nëse mbahet.

  • Raport financiar total me specifikimin e shpenzimeve për të ardhurat dhe shpenzimet në fushatën zgjedhore (neni 85 paragrafi 1), menjëherë dhe jo më vonë se brenda 30 ditëve nga dita e mbylljes së llogarisë së transaksionit.

Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore është i detyruar të përgatisë raportet financiare në formë të përcaktuar nga Ministri i Financave. Subjektet politike janë të detyruara t'i publikojnë këto raporte në uebfaqet e tyre.

Dëshirojmë t'ju informojmë se formulari i raportit me specifikimin e shpenzimeve për të ardhurat dhe shpenzimet në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore dhe raporti për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore janë të parapara me Rregulloren për formularin e raportit me specifikimin e shpenzimeve për të ardhurat dhe shpenzimet në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore dhe raport për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 80/2021 dhe 218/2021). Pjesë integrale e këtij rregulli është Udhëzimi për mënyrën e plotësimit të formularit të raportit.

Gjithashtu, për informacionin Tuaj, rregullorja e përmendur është publikuar në faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Revizionit www.dzr.mk , në skedën Zgjedhjet Lokale 2021, në nënskedën aktet ligjore.