dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Sygjerim për mënyrën e veprimit me sendet e luajtshme të NJVL-ve

20.09.2021
Слика
Фото ЕЛС

Duke ushtruar rolin e saj si "kujdestar i fondeve publike" Enti Shtetëror i Revizionit, në prag të zgjedhjeve lokale për anëtarët e këshillave komunal dhe këshillin e qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe kryetarin e komunës të qytetit të Shkupit të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021, u sugjeron Këshillave të Komunës, se duke marrë vendime në pjesën e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të komunave, është e nevojshme të sigurohet ligjshmëria e tyre dhe sundimi i ligjit.

Gjegjësisht, Enti Shtetëror i Revizionit me kryerjen e revizionit te njësive të vetëqeverisjes lokale, në vazhdimësi konstaton veprim të papërshtatshme të Këshillave të Komunave, duke marrë vendime për transferimin e pronësisë së laptopëve dhe celularëve (sende të luajtshme) tek anëtarët e Këshillit pa kompensim, duke dëmtuar kështu pronën e komunës, për realizimin e qëllimeve personale.

Një veprim i tillë nuk është në përputhje me dispozitat e Ligjit për disponim me sendet në pronësi të shtetit dhe me sendet në pronësi të komunës, nenet 64 dhe 66 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, ku është përcaktuar se Komuna me pronën disponon si kursimtar i mirë dhe sendet në pronësi të komunës mund të shiten përmes ofertave publike elektronike, me qëllim ruajtjen dhe përdorimin e duhur të pronës së njësive të vetëqeverisjes lokale.

Gjithashtu, një veprim i tillë nuk është në përputhje me nenin 54 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit sipas të cilit çdo person zyrtar është i detyruar të mbajë fondet shtetërore që i janë besuar dhe t'i disponojë ato në mënyrën më ekonomike dhe për qëllimet e paracaktuara më parë. Është ndaluar përdorimi i fondeve për qëllime private ose dhënia e tyre për përdorim dikujt tjetër.

Në këtë kontekst, Enti Shtetëror i Revizionit i referohet funksionimit ligjor, etik, të përgjegjshëm dhe transparent nga ana e të gjithë personave zyrtarë.