dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Dobësi në menaxhimin e ndihmës jofinanciare

13.07.2021
Слика
Добивање на нефинансиска помош, распределба и користење

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

 - Njoftim për mediume-             

Shkup, 13.07.2021

 

Dobësitë institucionale në menaxhimin e ndihmës jofinanciare të marra gjatë kohës së pandemisë

 

Dobësitë dhe paqartësitë në përcaktimin e kompetencave të institucioneve të përfshira në procesin, mospërfshirja e epidemive me Ligjin për Mbrojtjen dhe Shpëtimin, objektivat strategjike të papërcaktuara, ekipimi i pamjaftueshëm i kuadrit dhe mos vendosja e evidencës së kontabilitetit të donacioneve të marra, si dhe nevoja për vendosje e  të procedurave/protokolleve dhe kontrollin në pjesën e pranimit, shpërndarjes dhe përdorimit të ndihmës jofinanciare në lidhje me parandalimin dhe mbrojtjen nga pandemia dhe nga krizat e mundshme shëndetësore në të ardhmen.

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e pajtueshmërisë me temën "Marrja e ndihmës jo financiare, shpërndarja dhe përdorimi nga institucionet në sektorin publik me qëllim parandalimin dhe mbrojëtjen nga pandemia e shkaktuar nga virusi i koronës COVID-19",  për periudhën prej 01.03.2020 deri më 30.11.2020, ndërsa çështje dhe ngjarje të caktuara janë të përfshirë deri në ditën e njoftimit nga revizioni i kryer.

Pandemia e shkaktuar nga virusi i koronës COVID-19 ka rritur nevojën për pajisje mbrojtëse mjekësore dhe pajisje mjekësore në sistemin shëndetësor për shkak të të cilave një numër i madh i personave fizik dhe juridik dhe donatorë të huaj kanë bërë donacione në formë  të ndihmës jofinanciare.

Në bazë të donacioneve të pranuara, për periudhën nga 01.03.2020 deri më 30.11.2020, Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka nënshkruar gjithsej  75 marrëveshje për donacion  në shumën totale prej  83,4 milion denarë  dhe 137 mijë euro . Për donacionet e theksuara, MSH ka ndërmarrë aktivitete për të kontraktuar marrëveshje me donatorët, duke i evidentuar ato në pasqyrë tabelore (materialet harxhuese të marra dhe të lëshuara dhe mjete për mbrojtje, si dhe automjete të donuara dhe të shpërndara), por nuk kanë vendosur evidencë kontabiliteti që ka të bëjë me dokumentacionin jo të plotë të dorëzuar për evidentimin në kontabilitetit.

Në periudhën para fillimit të pandemisë sistemi shëndetësor materialit mjekësor harxhues rezervë për mbrojtje personale ishte i pajisur me 120 respiratorë në nivel të RMV-së, të cilët u përdoren për mjekimin të pacientëve të sëmurë nga COVID-19. Midis ndihmës së marrë, për parandalim nga pasojat e virusit COVID-19, janë marrë edhe 294 respiratorë nga donatorë të huaj dhe vendas.

Revizioni konstatoi se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e RMV-së (DMSH) nuk ka miratuar Strategji të re Kombëtare për Mbrojtje dhe Shpëtim në periudhën pas vitit 2018 me një plan veprimi në drejtim të parandalimit, zvogëlimit të pasojave dhe përgatitjen e sistemit, që udhëzon në prani të rreziqeve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit. Në vitin 2017 është miratuar Plan për gatishmërinë dhe reagim sistemit shëndetësor gjatë menaxhimit me gjendje të emergjencave, të krizave dhe të fatkeqësive, por që nga miratimi i planit deri në shfaqjen e pandemisë, nuk janë prezantuar raporte për realizimin e aktiviteteve të parapara.

Bazuar në Vendimin e Qeverisë, më 23.03.2020 DMSH aktivizoi Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të BE-së, i cili lidh RMV me Rrjetin Evropian të Menaxhimit me Fatkeqësitë me të cilin mundësohet qasja në burimet për menaxhimin me fatkeqësitë të ndryshme natyrore ose fatkeqësitë të shkaktuara nga faktori njeri.

Përmes mekanizmit ndërkombëtar, DMSH ka marrë donacione të huaja në vlerë totale prej  65,5 milion denarë. Për këto donacione të marra në formë të  materialeve dhe pajisjeve mbrojtëse mjekësore nuk është mbajtur evidencë të materialit dhe të kontabilitetit.

Përveç ndihmës së marrë nga personat juridik dhe fizik vendas, shteti gjithashtu siguroi donacione nga më shumë donatorë të huaj ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE), ndihmat jofinanciare të marra nga donatorë të huaj ndërkombëtarë  arrin në  125,7 milion denarë.

Ne arritëm në përfundimin se në nivel kombëtar nuk është vendosur mekanizëm për përcjelljen e vazhdueshme të informacionit nga ana e përdoruesit buxhetor, marrës të donacioneve tek SÇE për shumën e donacioneve të marra, pavarësisht detyrimi ligjor për një veprim të tillë. Mungesa e një sistemi të vetëm qendror për marrjen, monitorimin dhe shpërndarjen e të gjitha donacioneve nga donatorët e huaj, krijon rrezikun e mungesës së të dhënave dhe informacioneve të plota mbi donacionet e marra në nivel shtetëror, të cilat mund të ndikojnë në përcaktimin e nevojave reale dhe zhvillimin e politikave për të vepruar me donacionet.

Në raportin e publikuar të revizionit, në pjesën e ekipimit të kuadrit  tek institucionet kompetente është përcaktuar se institucionet kompetente për kryerjen e veprimit në pjesën e sigurimit dhe koordinimit të ndihmës ndërkombëtare dhe vendase, organizimin e pranimit, shpërndarjes dhe evidnetimit të donacioneve jofinanciare përballen me ekipim të pamjaftueshëm tëkuadrit.

Për të konfirmuar gjendjen e donacioneve të marra të dedikuara për menaxhimin e sistemit shëndetësor me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19, revizioni dorëzoi pyetësorë tek  23 Institucione të Shëndetit Publik  (ISHP) për të përcaktuar mënyrën e të vepruarit dhe përdorimit të tyre, evidentimin dhe kontrollin e tyre nga ana e institucioneve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësis në drejtim të marrjes së të dhënave të plota dhe transparente për gjendjen me pajisjet mjekësore me të cilat disponojnë ISHP-të ka vendosur sistem të integruar informatik shëndetësor, por një pjesë nga istitucionet shëndetësore nuk i fusin plotësisht të dhënat për pajisjet e marra si donacione edhe përkundër detyrimit ligjor për ti mbajtur të dhënat e tyre të azhurnuara. Personat përgjegjës në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë përgatitur analiza për dinamikën e azhurnimit të të dhënave në sistemin, si bazë për vlerësimin e nevojave reale nga donacionet për institucionet shëndetësore.

IShP-të nuk kanë procedura, udhëzime, protokolle ose udhëzime të shkruara me të cilën do ta rregullojnë mënyrën e pranimit dhe të vepruarit me donacionet e marra të pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse mjekësore për tu përballur me virusin COVID 19 dhe kompetencat e personave përgjegjës të përfshirë në aktivitetet. Kjo mënyrë e veprimit krijon një mundësi për shmangien e aktiviteteve të kontrollit në pjesën e pranimit, evidentimit dhe shpërndarjes së donacioneve gjegjësisht menaxhimin e tyre të plotë.

RMV ka marrë donacion të pajisjeve mbrojtëse mjekësore nga donatorët ndërkombëtarë për të luftuar pasojat nga virusi i koronës gjatë së cilës është përcaktuar që një pjesë e pajisjeve të donuara mungojnë. Mungesa e përgjegjësive të përcaktuara qartë nga institucionet e përfshira në procesin e pranimit, menaxhimit (magazimit, ruajtjes, sigurimin) dhe kontrollit të donacioneve të huaja për tu përballur me pasojat nga COVID-19 ndikon në mundësinë e veprimit jo adekuat, gjegjësisht përdorimin e tyre jo të plotë.

Kemi konstatuar se informacionet për donacionet e marra në lidhje me virusin Korona  janë pjesërisht transparente dhe të disponueshme për publikun dhe atë në faqen e internetit të Qeverisë së RMV-së                                                                                                                                                                    (https://finansiskatransparentnost.koronavirus.gov.mk) janë publikuar të dhëna për donacione jofinanciare të marra vetëm për periudhën nga 16.03.2020 deri më 28.05.2020.

Për shkak të gjendjes së lartëtheksuar palët e interesuara dhe qytetarët nuk kanë pasqyrë të plotë në të dhënat për donacionet jofinanciare të marra në shtet të dedikuara për përballjen me pandeminë Kovid, me të dhënat për donatorët, lëndët e donacioneve, vlerën financiare dhe dedikimin e donacionit.

 

Link deri tek raporti: 

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-07/56_RUS_Dobivanje_nefinansisk…

 

Press kontakti:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203

albiona.mustafa@dzr.gov.mk

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]